Home KRYESORE Serbia, mbas genocidit ndaj Kosoves kerkon paqe, por nuk japin paqe…

Serbia, mbas genocidit ndaj Kosoves kerkon paqe, por nuk japin paqe…

Nga Enver Bytyci

Banoret e Mishtishtit ne Komunen e Suharekes ne Kosove kane kthyer sot mbrapsht dy autobuze me qytetare te etnise serbe, te cilet do te vinin ketu per here te pare pas luftes per te marre pjese ne ceremonine e rindertimit te kishes ortodokse.

Shqiptaret e Mushtishtit jane perleshur me policine dhe nuk i kane lejuar serbet te behen pjese e kesaj ceremonie. Kjo ka ngjall debate e diskutime dhe Serbia e perfaqesuesit serbe ne qeverine e Kosoves po thone se “Kjo ndodh vetem ne Kosove ne shekullin e XXI”.

E megjithate po ne shekullin e XXI Serbia ne Beograd e serbet ne Kosove ende nuk kane kerkuar ndjese per krimet e shemtuara kunder Kosoves dhe shqiptareve banore shumice te saj. Te dy palet po e bllokojne shtetesine e Kosoves dhe nuk po e njohin ate shtet te pavarur e sovran.

Pasi e vrane dhe e dogjen Kosoven, pa i dhene askujt denimin qe meriton e pa iu skuqur askujt faqja, akuzojne shqiptaret. Vetem ne fshatin e Mushtishtit me 1999 serbet vrane 17 banore te saj, plagosen me dhjetera te tjere, dogjen 1061 shtepi, shkaktuan dhjetra milione euro deme materiale dhe Kosova sot ende nuk i di eshtrat e viktimave te shumta qe Serbia shkaktoi ne kete vend.

Tash, mbas ketij genocidi kerkojne paqe. Por nuk japin paqe. Ate e kerkojne vetem nga shqiptaret, ndersa per vete rrijne me arme te Ura e Ibrit e kudo neper Kosove.

Ne keto kushte banoret shqiptare te fshatit ne fjale une do t’i quaj njerez qe me guxim mbrojne vlerat e tyre si shqiptare dhe si qytetare te civilizuar. Vrasesit duhen denuar e ndeshkuar. Nese nuk e ben kete Serbia dhe bashkesia nderkombetare, me e pakta mbetet qe populli i Kosoves te mos pajtohet me padrejtesine. Prandaj dhe policia e Kosoves duhet te jete e kujdeshme. per hater te Serbise e ne shenje servilizmi te politikes se Prishtines ndaj nderkombetareve policia nuk duhet te deshmoje dhune e te sjelle hijet e Miloshevicit ne Kosove.

Eshte ne doren e Beogradit pajtimi i shqiptareve te Kosoves me serbet e Kosoves ne radhe te pare e me pas me ata te Serbise. Beogradi ka per detyrim ta njohe shtetin e Kosoves, te kerkoje falje per krimet qe ka kryer kunder shqiptareve ne Kosove dhe bjere ne gjunje me garanci se kurre me nuk do te perseritet historia tragjike e shekullit XIX e te XX. Atehere autobuzet me serbe e kane udhen te lire ne Kosove. Por jo duke shkelur mbi varret, mbi te sotmen dhe te ardhmen e Kosoves.

Share: