Dalin fakte të reja rreth 40-vjeçares Selvie Yzeiraj e cila po hetohet pasi lejoi vajzën e saj të mitur të përdhunohej për 6 vjet nga bashkëjetuesi.
Sipas Lapsi.al gruaja rezulton e arrestuar muaj më parë në qytetin e Durrësit për ushtrim prostitucioni. Nderkohe nuk dihet ende si ajo e mbylli procesin gjyqësor dhe fitoi sërish lirinë.
Sot para Gjykatës fillimisht ajo pohoi se kishte dijeni rreth abuzimit që bënte bashkëjetuesi me vajzën e saj. Por më pas kur mësoi se ajo mund të hetohej si bashkëpunëtore në krim, ndryshoi dëshmi duke thënë se s’kishte dijeni për ngjarjen.
Gjykata i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Po kështu edhe bashkëjetuesit të saj Ilmi Hoxha. Sigurisht qe vajza e perdhunuar do ti vuje gjithe jeten keto monstra me fytyre njeriu!