Home KRYESORE Majlinda Bregu, si “faj” i Saliut

Majlinda Bregu, si “faj” i Saliut

Nga Basir Collaku

Në këto javë reshjesh të dendura narkotike, ku mungon njoftimi i Tahirit dhe Veliajt, për oraret e mosdaljes nga shtëpia, se do të ketë rënië të çrregullta avionësh nëpër sheshe e livadhe, ka dhe një zjarr politik, në dukje të ndezur mjatas, për të djegur djathtas. Zgjedhjet në Dibër, shërbyen, jo si indikator triumfi për PS, apo katarsis për PD, por njëfarsoji, sollën ditë të reja për ngjarjet e vjetra në PD. Majlinda Bregu, deputetja ish-ministre, kryetare e Këshillit të Integrimit, sërish një rang ministri si detyrë me peshe, ka shërbyer veten, si rast, për të mos folur rastësisht.

Bregu ka anuar qëndrime kritike ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke shfaqur hapur mosdakortësinë e mospëlqyeshmërinë e saj, me drejtimin e PD, nga Basha. Kritika dhe mosdakortësia, janë normalitet, derisa e rrokin argumentat bindës, kur ata shfaqen dhe jo vetëm hamendësohen. Njëherësh zonja Bregu, ka nxituar të shtojë se ajo e priste boshllekun e krijuar nga largimi i Sali Berishës. Berisha është ende aty, nuk ka ikur dhe puna e tij, duhet ti trembe bashkëopozitarët deputetë, për nga ritmi dhe kualiteti, ndërsa ata më shumë ngrohen e trimërohen kur ai është në sallë, apo rrëshkasin gjetkë kur ai nuk është.

Berisha është ish-kryetar i vetëdorëhequr dhe boshllëkun e tij e mbush gjithëaq me prezencën e tij. Pas largimit të zonjës Mesila Doda, kemi deputeten e dytë, zëlartë si mbështetëse e të ndjerit Sokol Olldashi, zonjën Bregu, e cila po bën një përpjekje për të hapur teorikisht garën e merituesmërisë së detyrës për kreun e PD. Kryesocialistët nuk ndihen të habitur nga kto zhvillime, por japin ndihmesën e tyre, me aq “pak” sa kanë mundësi. Median. Këtu kujdesi i Mjalindës, na sjell emrat e Berishës, Bashës dhe Olldashit, duke shpërndarë përgjegjësi dhe privilegje me një peshore që nuk punon më. Këtu ka pak vend për profeci, por shumë hapsirë për pyetje

A është zonja Bregu një nga “fajet” e Saliut, prurje e pasluftës së 97-ës, konkretisht në 2005, duke qenë beniamine politike, me derivat detyrën e ministres për dy mandate?

A ishte zonja Bregu kujdestarja e kurimit mediatik, vendimmarrësja e përfaqësuesve demokratë në debate televizive, ndër dy palë zgjedhje, duke qenë në këtë qasje, afria e besueshmërisë së pavënë kurrëherë në dyshim e Berishës?

A u urtuan heshturazi demokratët duke lexuar promovimin e saj nga Berisha, shuan shumë pyetje dhe ulën nivelin e dëgjimit për pretendime anemike të ndonjë kureshtari informativ, në përpjekjen për të ndezur qirinj ?

A është zonja Bregu, një nga ish-ministrat e Partisë Demokratike, të cilët në fund të pushtetit, begatonin dyshimtas thashethemet se të dalim në opozitë se nuk kemi ku të harxhojmë paratë e vëna mënjanë, nga puna?

A është zonja Bregu, një gjest rastësor në fushata elektorale në Tiranë, kur në zonën e saj demokratët befasoheshin, pasi ajo nuk ju jepte dorën gjatë takimeve, ngaqë kishtë zët higjenën e tyre, jo të standardit të saj të pretenduar?

A është zonja Bregu, një ndër disa deputetë të PD, të cilët do të kishin votuar paketën e Ramës, të Reformës në Drejtësi, edhe pa vullnetin e shumicës së PD, dhe kryetarit të saj Lulzim Basha?

A është znj Bregu e paqortueshmë nga mediat qevritare, madje nga disa prej tyre edhe në vemendje të dedikuar?

A ka znj Bregu kujdesje apo vëmendje biznesi në sektorë me peshe, të cilat ia kompromentojnë qëndrimet politike individuale, me ato kolektive?

Petje ka shumë dhe secila prej tyre mund të jetë e vërtetë, ose e pavërtetë, por kanë një burim arkivor ku starton ideja se përgjigjet nuk janë krejt të njëjta, me po ose jo. Këtro pyetje mund të jenë të vlefshmë për gjithë ish-ministra e Berishës, edhe për të urtit, apo të sertit, pavarësisht kohës së zgjedhur prej tyre, për të bërë mbështetësin apo kundërshtarin. Sali Berisha ka marrë barrën e daljës së PD në opozitë më 2013, duke pranuar jo plot me të drejtë fajet e ekipit. Por ne jemi mësuar se ai në të mirë e në të keq, faturat nuk jua lë në dorë vartësve dhe ur ata e meritojnë, edhe kur e teprojnë. Pyetja vijon në këtë drejtim, mund të shtohet se a është edhe Majlinda Bregu, si ish-ministre aksionere, në prodhimin e pakënaqësisë elektorale të PD në qeverisje dhe sa aksione të tilla kishte në 2013-tën?

Kjo është pyetje mbarëqeveritare, për të gjithë ish-ministrat e zyrtarët e lartë të qeverisë së shkuar, e secili ende kur është koha për përgjigje, struket pas krahëve të Berishës. Ndonëse shumëkush prej tyre, çohet jo rrallëherë kundër Bashës, me pretekstin parimor. Shumë prej tyre kërkojnë mbrojtjen e Partisë, vetëm në rastet kur përfundojnë në Prokurori, nga kallzimet e qeverisë, për mëkatë të punës së tyre të mëparshme si ministra apo zyrtare të qeverisjes së PD, duke nxituar të thonë se po sulmohen politikisht, për punë të cilat janë më së shumti funksionalisht institucionale.

Zonja Majlinda Bregu, kundërshton Bashën për organizimin, projektin, platfotrmën, bërjen e opozitës, duke sjellë në vëmendje se modeli “Olldashi”, është ndër demokratët, se boshllëku Berisha ndihet në Partinë Demokratike, ndërsa ajo si mbrojtëse parimesh, kërkon me këtë debat, të hape zgjedhje jashtë rendit. Ajo ka të drejtë të përfshihet në debat, në llogarkërkim por dhe llogaridhënie, ashtu si forumet duhet të bëjnë. A ka një rend prioritetesh këtu dhe a ka një përparësi qëndrimesh, aksionesh politike, se kuhs po dëmton më tepër demokratët dhe shoqërinë? Druaj se shërben për opozitën një shprehje e reganiane, se “Muri i Berlinit u shemb, megjithatë ai nuk ra, atë e shtynë…”

Këtu gjendemi sot, kur qeveria më e korruptuar e këtyre 26 viteve, e hashashosur tmerrsisht, thuajse është shembur, por ajo nuk po bie, e do dhe një të shtyme, e pikërisht nga Opozita. Madje edhe nga Majlinda. Por mbase ajo ka një plan, të cilin e konsideron të dobishëm për demokratët, duke ofruar për diskutim, gjëra të cilat nuk po ecin siç duhet në kampin opozitar. Një ngjashmëri blushizmi në sfond, por pa argumentat mbushëse të tij.. Kur zonja Bregu në ministerialin e saj, u gjend e ulur në siklet, nga një histori e ngatërruar me personazhe shqiptarë dhe italianë, me kusure me drejtësinë, PD dhe demokratët e besuan, sepse e besonin Berishën, dhe demokratët “fajin” e Saliut nuk e vënë në dyshim, e besojnë.

Majlinda, vjen në PD, me detyra dhe mandate të shpeshta si “faj” i Saliut, njëlloj dhe i ndjeri Olldashi, Eduart Selami, apo thuajse të gjithë ministrat e deputetët, funksionarët e lartë politik të Partisë Demokratike, të cilët janë prodhim i autoritet të fortë të Berishës. Janë të gjithë bashkë, të cilët për çdo gjë thonin, e di Ai. Edhe ikjet e përkohëshme e flirtimet me të majtën, të jo pak senatorëve demokratë të sotëm, Berisha ua ka falur si mëkate rinore, emocionale duke i ripranuar në PD, duke i ribërë ministra, duke i ripërdorur, si aftësitë ashtu edhe dobësitë. Edhe Basha është një nga “fajet” e Saliut. Zgjedhja e Majlindës, duke pëlqyer dy nga “fajet” e Saliut, Olldashin dhe veten, e mospëlqyer “fajin” tjetër, Bashën, nuk është e gjitha meritë preferencë. Dalja në Opozitë në këto tre vite, kur Partia Demokratike qeveriset prej njërit nga “fajet” e Saliut, ka sjellë ndryshime sa në emra, në mentalitet, në projekt, në qasje dhe ndryshe nga shumë vite, debatet e brendshme janë ndezur, duke u lejuar, e pjesëmarrë nga kreu i saj Lulzim Basha.

Sot Partia Demokratike, ka një grup parlamentar, ku bën pjesë edhe zonja Bregu, që është i gjithi “faj” i Saliut, si zgjedhje, e për këtë të qëllosh me “parime” Bashën, si shkaktar të mungesës së produktit të tij, nuk rri rrafsh, por disi pjerrët si shqetësim, në raport me pritshmëritë, duke pasur në kurriz thasët e konsumit të tetë viteve. Majlinda Bregu në kto tre vite opozitë të Partisë Demokratike, ka qenë në “pushtet”, në qeverisje diplomatike, si Kryetare e Këshillit të Integrimit, me mandat të PD, e kryetarit të saj, e ktu ish ministrja e integrimit, u takua prapë më fatin. Betejat e saj në parlament, nuk kanë qenë gjurmëlënëse. As ndonjë raport të saj për tia referuar partisë, kryetarit, ndërkombëtarëve, për shumëzullumet qeveritare, në dëm të integrimit, nuk është se kemi dëgjuar publikisht të jetë bërë. Në PD, deputetet femra, kanë bërë shpesh përpjekje për të dalë në vijën e garës, përpara Jozefina Topallit, shpesh edhe si imazhe, e më tutje si tekste, por përkohësia i ka kthyer pas në vendin e përcaktuar nga stofi, kjo edhe për shkak të gjenezës, pasi Topalli, është më natyrale duke qenë origjinali i vetvetes .

Majlinda Bregu, bën mirë kur shfaq qëndrimet e saj ndryshe. Bregu gjithashtu bën jo keq, kur thotë se organizimi i PD, ka marrë shumë kohë, gjatë së cilës, mund të ishin bërë punë opozitare me ndikim e dobi. Bregu do shtonte kujtesën dhe shpresën e të djathtëve, nëse do të fliste më gjatë, më shpesh, më bindëse me miqtë e saj evropianë të qeverive të shumta, për tu rrëfyer atyre korrupsionin shfrenues të kësaj qeverie, mbulimin me drogë të Shqipërisë, duke mos mbyllur aspak dëgjimin e shikimin e pjesëshëm, për hatër të integrimit. Mbase edhe e ka bërë, ndaj nuk duhet paragjykuar aspak për këtë. Mbase. Këtu dihet se përfitues është komshiu, që në këtë rast, nuk përkon me derën e xhenetit.

Mjalinda Bregu, Eduart Selami, Arben Imami, e shumë debatues të tjerë, të gjithë deputetë e drejtues të PD, do të ishin mbështetur fort në shqetësimet e tyre, sikur mos kishin përtuar e të kishin vajtur në parcelat e canabisit e bënin denoncime konkrete nga parcelat. Këtë nëse deputete e drejtues nuk e shohin të ngeshme, duhet ta nismojë liddershipi, vetë kryetari i partisë. Por, kur vendi është më se i pataksur nga droga, rrënimi ekonomisë dhe shpresës, vjedhjet, revanshi i krimit në parlament dhe adminsitratë, arroganca e frikshme në rritje e pushtetit, të kërkosh fajet e mëdha të Bashës, se nuk po bën opozitën e duhur, është një nxitim politik, për një llogari jo fort kolektive.

Basha ka ardhur duke e rritur rolin e tij opozitar, jo vetëm si kreu i PD, por përtej rradhëve të kësaj partie. Të vish në parti si “faj” i Saliut, të përpiqesh të sulmosh rastësisht Bashën, si “fajin” e Berishës, duke harruar kryefajtorin Rama, të gjendjes së sotme, ngjan pak më një shkuma party të porositur. PD ka detyrim të shtojë e radikalizojë punën e saj. Kjo nuk bëhet me urdhër. Basha duhet të mbajë qëndrime ndaj përgjegjësive të depoutetëve ashtu si ata janë kërkuar ndaj përgjegjësisë së tij, e cila është shumatore e përgjegjësive të përmbushjes ose jo të detyrave nga secili. Nuk di të ketë ndaluar Basha ndonjë deputet, apo demokrat, të bëjë opozitë, të denoncojë mazhorancën me fakte, të mbrojë interesat publikë kundër masakrimit të përditshëm. Ndoshta në gjashtëmujorin e fundit të mandatit, do ketë lojë gjithnjë e më të nxehtë edhe nga deputetë të tjerë, të cilët duan të rrokullisin fatet e zarve të tyre politikë.

Unë çmoj se secili “rebel” me dhe pa shkak, duhet të mbajë me vete kontribute e punë, kur zë lartë të kthejë kurrizin kasaphanës së Ramës, e turret qëndresës edhe aq sa është sot të Bashës. Nëse Basha është model ndryshë nga liderët e tjerë të derisotëm, ky nuk është shteg mospranimi. Kur Çërçillin miqtë e tij, e qortuan ashpër për aleancën me Stalinin, ai ju tha se kjo ishte e domosdoshme për të mundur një diktator si Hitleri. Por këtu mungon Stalini dhe ekziston Hitleri.

Në vitet e pragut të antarësimit në BE ne duhet ta korrektojmë me sjellje politike thënien e Eqerem bej Vlorës, kur thotë se “shqiptari ka prapa një traditë mijëravjeçare kapadaillëku dhe dhune, ndaj heronjtë dhe udhëheqësit e tij, nuk mund ti përfytyrojë ndryshe, veçse të pajisura me këto veti.”

Share: