Home KRYESORE Flet i akuzuari për konfliktin e pronës me investitorin libane ne Lalz

Flet i akuzuari për konfliktin e pronës me investitorin libane ne Lalz

Ja kush eshte 71-vjeçari Pal Selçuni, i cili e konsideron veten aksidentalisht të kthyer në qendër të vëmendjes, pasi, siç thotë, është pronar me tokë të trashëguar nga të parët e tij.

“Trashëgoj pronën e babait. Më kanë nxjerrë kositës ku di unë? Ku më ka parë ai?”, tha Selçuni për Top Channel.

Emri i të moshuarit doli pas dhunimit të biznesmenit Faadi Mitri, president i firmës që do të ndërtonte një resort turistik në Gjirin e Lalëzit.

“Asnjëherë, as e njoh e as më njeh”, tha Selçuni qe këmbëngul se toka ku do investohej është ngjitur me pronën e tij dhe se ai nuk ka lidhje me këtë histori.

“Unë s’kam pronë atje, e kam pronën këtu dhe shihet me sy. Unë s’e kam rrethuar. Të më shpjegojë prokuroria se çfarë falsifikimi kam bërë. Ata, 45 mijë metra i quajnë sikur unë pronën e kam atje, tek rrethimi. Unë s’e kam atje, e kam këtu”, u shpreh 71-vjeçari per Top Channel.

Për pronësinë e kësaj toke kanë nisur hetimet penale dhe administrative. Ministria e Drejtësisë kërkon të dijë se si u dha vendimi për këtë truall, ndërkohë që prokuroria dyshon se janë falsifikuar dokumentat. Selçuni pretendon se dosja e tij është e pastër.

Share: