Home KRYESORE Daut Gumeni: “Analistët TV, kundërshtarë të mirëpaguar të së vërtetës. Populli,...

Daut Gumeni: “Analistët TV, kundërshtarë të mirëpaguar të së vërtetës. Populli, bashkëfajtor”

Në një intervistë për gazetarin Xhevdet Shehu që botohet nesër në DITA, Daut Gumeni flet edhe për mënyrën si debatohet në Shqipëri dhe i quan analistët e programeve televizive, kundërshtarë të paguar të së vërtetës.

“Debati i shëndetshëm me parashtrime argumentesh, është një vlerë e shoqërisë . Por debati për debat, apo debate të stisura për të zhurmuar e për të krijuar një zallamahi ku ka të drejtë kush bërtet më shumë e kush shpif e shan më rëndë, janë shenjë e një shoqërie të ligështuar e të trembur nga cenet e veta. Mjafton të luani telekomandën nëpër programet tona televizive, ku mëtohet të debatohet dhe do t’ju vijë keq edhe për ekranet që vuajnë nga kërleshjet e të analizuarve profesionistë të ndarë në ekipe kundërshtare, por (me përjashtime tepër të rralla) të gjithë bashkë kundërshtarë të mirëpaguar të së vërtetës e të debatit të qytetëruar . Dhe këtu del sheshit prapë dora e përbaltur e politikës sonë të tranzicionit. Një politikë që e merr popullin për të mangët nga trutë – thotë Gumeni për Ditën.

Por ai shton se “kjo nuk na përjashton ne si popull nga përgjegjësia”.

“ Aspak! Kjo vetëm të sjell ndër mend atë thënien e Xhorxh Oruell-it: “Populli që zgjedh politikanë të korruptuar, nuk është viktimë por bashkëfajtor” – thotë Gumeni per Dita.al

Share: