Home KRYESORE Prokuroria nis hetimet për ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj

Prokuroria nis hetimet për ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj

Prokuroria nis hetimet për kallëzimin e PD-së për Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja. Një vit më parë Prokuroria e Tiranës ka nisur kryesisht nje hetim për 3 konçesionet e dhëna nga kjo ministri, përfshirë dhe atë të Check-Up. Por deri tani nuk ka asnjë vendimmarrje nga organi i akuzës.

Prokuroria e Përgjithshme regjistoi kallëzimin penal të Partisë Demokratike për Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja. ABC News ka mësuar zyrtarisht se kallëzimi i dy deputeteve të PD-së është regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në lidhje me konçesionin e njohur si Check-up. Nga ana tjetër, për këtë konçesion dhe dy të tjerët, të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, Task-Forca e Prokurorisë së Tiranës prej 12 muajve ka nisur hetimet me iniciativë të saj. Sipas akuzës, gjatë ditëve në vazhdim, kallëzimi i deputeteve të PD-së pritet të bashkohet me dosjen e hetimeve të nisur kryesisht nga Prokuroria. Burimet thanë se do të verifikohet se çfarë proçedurash hetimore janë kryer nga Prokuroria dhe çfarë konkluzionesh janë gjetur për tu shprehur më pas me një vendim, për kallëzimin e deputetëve të PD-së.

Nga ana tjetër, mësohet se prokurori Endri Bimi, që po heton konçesionet e Ministrisë së Shëndetësisë, për rreth 12 muaj ka kryer disa veprime hetimore. Burimet thonë se janë sekuestruar praktikat e konçesioneve të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë, proçedura e ndjekur nga anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave si dhe janë pyetur disa Zyrtarë të Minsitrisë, me cilësinë e personave që kanë dijeni. Për këtë dosje, mësohet se prokuroria ka pyetur dy zv.Ministrat e Shëndetësisë që kanë firmosur me detyrën e titullarëve dhënien e këtyre konçesioneve të institucionit të tyre.

Në Prokurori me cilësinë e personave që kanë dijeni janë pyetur zv.Ministri Klodian Rjepaj dhe ish-zv.Ministrja e shëndetësisë Milva Ikonomi tashmë me detyrën e Ministres së Ekonomisë. Burimet thonë se ata kanë treguar proçedurën e ndjekur në rastet e këtyre konçecioneve, duke mohuar se ka patur abuzime. Por pavarësisht të gjithë këtyre veprimeve hetimore, Prokuroria nuk është shprehur me vendimarrje, edhe pse vetëm e ka regjistruar si proçedim penal.

Prokuroria që në Dhjetor të vitit të kaluar ka nisur hetimin për konçesionin e kontrollit mjekësor falas siç njihet me emrin “Chek-Up” që ka një vlerë prej 120 milion eurosh. Hetimet për shpalljen fituese të konçesionit 10 vjeçar të Hemodializës, që ka një vlerë prej 86 milion euro. Si dhe konçesioni i fundit i shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, për sterlizimin e instumenteve kirurgjikale që kap shifrën e 100 milion eurove. /ABC news

Share: