Home KRYESORE Qasjet ndaj integrimit te aktoreve kryesore politike…

Qasjet ndaj integrimit te aktoreve kryesore politike…

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Sa here qe Shqiperia ben nje hap me prane Bashkimit Evropian ngrihet tensioni politik brenda vendit. Palet politike kryesore hedhin dorezat e zeza kunder njera-tjetres si kaloresit mesjetar ne ftesat per duel. Mediat rritin tymnajen hipotetike plot hamendesi amatoreske “pro” dhe “kontra”.

Midis politikes konfrontuese dhe mediave hamendesuese nderfutet nje shtrese oportuniste qe me sjelljen “as mish dhe as peshk” perpiqet te perafroje te papajtueshmet.

Dhe, si ne poziten e “neutralitetit diplomatik”, diplomate te huaj vetem sa i shtojne vaj “tymit te temjanit”, era kuterbonjese e te cilit po behet e bajatshme per opinionin publik shqiptar.

1.Aktore te ndryshem, sjellje te njejte

Kjo histori po perseritet prej vitesh pergjate rruges shqiptare drejt integrimit Euro-Atlantik. Aktoret kryesore politik te njejte, PS dhe PD, i qasen ne menyra kontraverse hapave drejt integrimit…

Kur jane ne mazhorance mbajne me ose pa merite flamurin e monopolit te integrimit kunder opozites…Kur jane ne opozite akuzojne me ose pa te drejte posesivizmin e mazhorances…

Ne kete histori ciklike qe shoqeron procesin integrues te Shqiperise drejt integrimit Euro-Atlantik aktoret politik kryesore zevendesojne njeri-tjetrin ne raportet mazhorance-opozite.

Nderkohe, ky rotacion ndryshon shifrat e perfaqesimit por jo vijen e sjelljes politike, e cila vijon te mbetet e njejte. Eshte nje sjellje politike stereotipe qe vetem nderron vendet ne parlament. Eshte fakt sa dramatik aq edhe komik. Dramatizmi godet qytetaret e ketij vendi. Komizmi mbulon bufonet e politikes.

2.Posesivizimi i mazhorancave

Nje nga shkaqet themelore qe prodhon kete qasje stereotipe te aktoreve kryesore politik shqiptare ndaj integrimit Euro-Atlantik eshte perpjekja per “pervehtesimin” ose posesivizmi i mazhorancave qeveritare te hapave drejt tij.

Kjo sjellje posesiviste e mazhorancave ndaj arritjeve te integrimit provokon reaksionin e opozitave, te cilat bejne cdo gje kunder avancimit te integrimit, vetem e vetem qe mos t’i lene mazhorancave kredenciale politike te brendshme.

Te dy aktoret politike madhor, PS dhe PD pavaresisht nga pozita e tyre politike, synojne paradoksikalisht te damkosin kundershtarin, pa marre fare parasyshe qe demtojne rende qytetarin shqiptare dhe perkeqesojne gjithnje e me shume imazhin e Shqiperise ne BE si dhe ulin perhere e me teper reputacionin nderkombetar te vendit.

Ne thelb te posesivizmit mazhoritar te integrimit qendron mbajtja e pushtetit. Per kete qellim politik mazhorancat perfshihen ne arrogance politike. Kjo arrogance ndjek mekanizma “te dale boje” , qe e huazon “copy&paste” nga mazhorancat paraardhese: injorimin dhe ekskludimin e opozites nga integrimi.

3.Fajesimi i opozitave

Te perballur me perpjekjen e mazhorancave per te perdorur integrimin per kredenciale politike te brendshme, opozitat sillen me mendje lokale, duke hedhur ” bashke me ujin e turbullt edhe foshnjen”, pra duke penguar hapat integrues, per hir te deshtimeve te brendshme te mazhorancave.

Ne thelb te kesaj vije sjellje opozitare qendron lufta per pushtet me teper se cdo prioritet tjeter. Opozitat perfshihen ne rrugen obstruktive. Ky obstruksion opozitare perdore dy mekanizma “te dale boje”, qe i huazon nga opozitat paraardhese: bojkotin e brendshem dhe bllokimin e integrimit.

4.Nihiliste te vazhdimesise

Me kete sjellje stereotipe te me shume se dy dekadave, dy aktoret politik kryesore te vendit, ne thelb i karakterizon nihilizmi i vetvetes. Themi i vetvetes sepse ata, duke bojkotuar se brendshmi dhe duke bllokuar integrimin, nuk bejne gje tjeter vecse mohojne ose demtojne punen dhe perpjekjet qe kane bere edhe vete gjate kohes ne pushtet. Pra, bashke me mohimin e hapave progresiv te mazhorancave drejt integrimit, opozitat injorojne edhe kontributet e meparshme te veta.

Mjerisht aktoret politike kryesore nuk konsiderojne faktin se integrimi eshte proces. Si proces, integrimi eshte arritje e nje periudhe te gjate kohore, pergjate te ciles kane ndodhur shume rotacione, me alternime te njepasnjeshme mazhorance-opozite. Ky proces do vijoje te jete i gjate. E si i tille do pasohet serish me rotacione te tjera.
Kete fakt proces aktoret kryesore, PS dhe PD nuk e marrin parasyshe duke mohuar vazhdimesine.

5.Injorues te gjitheperfshirjes

Ne kete histori stereotipesh politike ajo qe tejshkon dy aktoret politike kryesore eshte sjellja jo Evropiane, qe ka te beje me injorimin e parimit te katert te qeverisjes Evropiane, qe eshte gjitheperfshirja ose, e thene ndryshe, baza e gjere vendim-marrese.

Ne vend te gjitheperfshirjes aktoret politike kryesore te vendit, PS dhe PD, preferojne perjashtimin. Ne fakt perjashtimi eshte kryekeput ne kundershtim me filozofine, parimet, konceptet, politikat sikunder edhe kunder vete struktures shume-institucionale dhe shume-niveleshe te Bashkimit Evropian.

Ne kete strukture te demokracise Evropiane bashkejetojne ne te njejten kohe individet, komunat, landet, kantonet, shtetet dhe institucionet Evropiane. Ky vertikalitet plot diversitet ekziston dhe funksionon ne menyre kohezive ne saj te nje parimi: gjitheperfshirjes.

Perballe ketij modeli demokratik Evropian me diversitet politik dhe kohezion funksional, demokracia shqiptare rreket drejt nje model politik konfliktual dhe jo koheziv.

Kjo perplasje principale midis modelit Evropian te demokracise
dhe modelit te percudnuar Shqiptar te demokracise ka shkak themelor injorimin e parimit te rendesishem te gjitheperfshirjes.

6.Aktori i trete me konstruktivi

Ne mjedisin politik Shqiptare gjithnje e me teper po ndikon aktori i trete, LSI. Ky aktor, ndonese me i vogel ka arritur te tejkaloje partikularizmin ideologjik. LSI ka kuptuar dhe zbatuar me mire se aktoret kryesore PD dhe PS aksiomen sipas se ciles “ne demokraci politika bazohet ne shkence me shume sesa ne ideologji”.

LSI eshte e para force politike qe “theu” paragjykimet ideologjike mediokre. Kjo thyerje stereotipesh ideologjike u interpretua ne menyra te ndryshme. Fanatiket e majte e quajten “tradheti ideologjike te se majtes”. Fanatiket e djathte e quajten “lufte per pushtet te perhershem”.

Te dy palet fanatike, majtas dhe djathtas kane fanatizem ne filozofine politike. Jane padyshim edhe me pak Evropian. LSI me sjelljen e vet post-partikulare ka tejkaluar kufizimet ideologjike, i ka kontribuar vazhdimesise te procesit integrues si dhe ka sherbyer si hallke lidhese per sigurimin e gjitheperfshirjes konsesuale ne reformat me madhore dhe te veshtira te vendit.

Nuk ka asnje dyshim qe aktori i trete politik, LSI ka sjelle me se shumti fryme, sjellje dhe kontribute Evropiane ne proceset e brendshme dhe ka qene me konsistente ne rrugen integruese te vendit. Vazhdimesia dhe gjitheperfshirja jane parimet dominuese ne filozofine politike te LSI. Dhe kjo eshte filozofi Evropiane.

Share: