Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian është mbledhur sot në Bruksel, ku do të shqyrtohet dhe rekomandimi për Shqipërinë për çeljen e negociatave.
Në një prononcim për median, komisionieri për zgjerimin e BE-së u pyet dhe për Shqipërinë.
Pyetja: Komisioni Europian kishte vetëm një kusht kyç, ndërsa anëtarët thanë se janë më shumë se 5. A do ta ketë të vështirë Shqipëria t’i plotësojë?
Johannes Hahn: Ata do ta bëjnë. Gjithmonë kanë gjetur zgjidhje në interes të shqiptarëve.