Home KRYESORE Duhet Reforma e Politikes. Askush nuk mund te jene mbi ligjin.

Duhet Reforma e Politikes. Askush nuk mund te jene mbi ligjin.

Leonard Hoxholli

2015 ishte vit reformash. “Per sa me perket 2015 bashke me vitin qe vjen do jene vite te reformash”. Ai tha se perparesite e tij do jene reforma ne drejtesi dhe venia e telekamerave ne çdo lagje, mundesisht edhe rivenia ne fuqi e nenit per agjitacion e propagande. Te papunet mund te flene te qete. Kur te kthehen ne shtepi do te jene te sigurte se telekamera e vendosur poshte pallatit do ti shohe, per me shume siguri. Gjithashtu dhe te punesuarit, gjithmone e me pak, nuk kane perse te shqetesohen. Nese nje drejtor apo minister, apo administrator i gjese publike, i paguar me taksat tona vjedh nuk do te shkoje ne burg….berberet ama…

Perpara nje Shqiperie te varferuar, me parashikim rritje dramatike te numrit te te papuneve fjalet e psikodrames per punen e bere apo mirqenien e shqiptareve ngjajne si ajo orkestra qe shoqeronte çifutet ne dhomat me gaz ne Auschwitz. Kjo qeveri, qysh kur ka ardhur ne pushtet ne 2013 ka pasur vetem dy perparesi: qe te evitoje me çdo kusht qe politikanet te perfunojne ne burg, (duke filluar nga ish kryeministra apo ministra te sotem), e te plaçkisin (si hiena) sa me shume (pasurite kombetare).

Informacioni i rregjimit na ben qe te gelltisim çdo gje.
Fjalet tallese se nje Jaguar kushton me lire per tu mbajtur se çdo makine tjeter nuk do dukeshin aq normale dhe te kalonin sikur te ishin te verteta po mos te kishim nje shtyp kaq servil.

Nje miku im nga Shkodra i ulur ne kafene me nje drejtues socialist te qytetit, teksa ishte periudhe fushate, e pyet drejtuesin se cili ishte programi i partise socialiste per Shqiperine ne keto zgjedhje. Nje pyetje e bere me shume per kuriozitet se sa per provikim. U habit teksa ndegjonte nga ky drejtues i larte se “ he mo ja pak a shume si gjithe partite e tjera”.

Duket qarte se keta nuk kane asnje program per mirqenien e shqiptareve. Na kane shitur rilindjen si te ishte qypi prej florir nga do mund te fuste doren e te merrte nga pak çdo shqiptar. Po nuk na thane se fjala rilindje ka perpara nje faze qe quhet faze vdekje, ku problemi kryesor eshte se ne nuk jemi Jezu Krishti qe te rinlindim mbas 3 ditesh…

Problemi gjithesesi nuk eshte as, shtypi servil, as qeverite e korruptuara as krimi qe ka kapluar vendin.
Problemi jemi ne. Mos dija e jone. Kjo Shqiperi qe s’ka lindur kurre, qe nuk ka nje trup e as nje shpirt. Eshte nje fantazem i sunduar nga mafjet, masoneria dhe kriminaliteti politik. Ka patur ndonje moment zgjimi ne luften per pamvarsi apo lufterat partizane per çlirim, me te rinjte e dhjetorit qe enderronin nje shqiperi ndryshe. Por kane qene raste te izoluara. Perjashtimet qe vertetojne rregullin. Perhere kush nuk eshte dorezuar dhe ka kundershtuar rregjimin eshte izoluar ose vrare, shpesh izoluar per tu vrare.

Nje demokraci e rreme nuk eshte me e mjaftueshme per ata qe po aktualizojne, kryejne ne menyre shkencore planet sorosiane. Tashi na duhet nje diktature e vertete. I kemi nenvleresuar. Mendonim se do kishin nje limit. Nuk e kane. Jane punetoret tane e jane kthyer ne padronet tane.

Faqezinj, por me nje istikt te madh mbijetese. Na mbajne fale televizioneve ne koma mediatike te asistuar fale gazetave te subvencionuara(me taksat tona) dhe me pushtimin rrjeteve televizive nga miqte e tyre.

Ne nentor te 1989 ne Rumani, nje nga vendet me te korruptuara e me te varfra ne Evrope ate kohe, satrapi Nikolae Ceausescu rizgjidhet si sekretar i partise e rikonfirmohet president i vendit me brohoritje nga shumica e popullsise. Nje muaj me vone thirrjeve te tij, qe do mbeten historike, Alo Alo (rrini te qete, rrini ne vendet tuaja) populli nuk do ti bindej me por do te shperthente ne protesta te fuqishme qe do te çonin jo vetem ne renien rregjimit dhe perzenien e asaj klase politike por dhe ne pushkatimin e Ceausescu dhe gruas se tij me 25 dhjetor Diten e lindjes se Krishtit.

Vetem nje reforme eshte e nevojshme ne Shqiperi: Reforma e Politikes. Perfaqesuesit tane nuk mund te jene mbi ligjin.

Ndonjehere mendoj e nuk kuptoj. Perse pikerisht ne? Cfare krimi kemi bere si popull qe te kemi politikane te ketij niveli? Dhe per sa akoma?

Share: