Home KRYESORE Zbulohet emri i tregtarit që u tentua tw rrëmbehet në Peqin

Zbulohet emri i tregtarit që u tentua tw rrëmbehet në Peqin

Zbulohet emri i tregtarët që desh u rrëmbye në pajovë të Peqinit. Ai është Petrit Saliu, prane i një lokali në qendër të fshatit Pajovë.

Sipas të dhënave të konfirmuara nga infoelbasani.al tre persona të veshur me uniforma policie dhe me maska, e kanë pritur biznesmenin në afërsi të banesës së tij.

Petrit Saliu ka mbyllur lokalin në orën 11.30 dhe është nisur për në shtëpi. Në afërsi të banesës tre persona të veshur me maska dhe uniforma policie i jaën prezantuar si policë. Madje njëri prej tyre ka nxjerrë edhe prangat.

Por 60 vjeçari ka dhënë alarmin duke bërtitur me sa fuqi kishte. Në atë çast kanë dalë fqinjët. Sapo kanë dalë njerëzit nga shtëpia tre “policët” janë larguar me shpejtësi me automjetin e tyre.

Për ngjarjen është njoftuar policia e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona.

Ende nuk dihet shkaqet e kësaj “pengmarrje” por burime hetimore bënë me dije për Infoelbasani.al sepista kryesore mbetet ajo e grabitjes. Ose e marrjes peng në këmbim të parave./infoElbasani.al

Share: