Pas marrëveshjes së arritur sot mes koalicionit PAN dhe partisë AKR të drejtuar nga Behgjet Pacolli, janë zbuluar ministritë dhe zv. ministrat që do të marrë partia e Behgjet Pacollit. Koalicioni i AKR me koalicionin PAN i hapi rrugën formimit të institucioneve të reja të vendit.
Marrëveshja është nënshkruar nga Kadri Veseli (PDK), Ramush Haradinaj (AAK), Fatmir Limaj (Nisma) dhe Behgjet Pacolli (AKR).
Zëvendës kryeministri dhe 6 ministri do të drejtohen nga përfaqësuesit e AKR:
Zëvendëskryeministër i parë
Ministria e punëve të jashtme
Ministria e punëve të brendshme
Ministria e planifikimit hapësinor
Ministria e bujqësisë
Ministria e zhvillimit ekonomik.
Po ashtu AKR do të ketë 7 zëvendësministra në këto ministri:
Zv. Ministër i jashtëm
Zv. Ministër i brendshëm
Zv. Ministër i ambientit dhe planifikimit
Zv. Ministër i mirëqenies sociale
Zv. Ministër i shëndetësisë
Zv. Ministër i kulturës
Zv. Ministër i Arsimit.