Home KRYESORE Del emri: “Pablo” organizatori i sulmit ndaj policisë në Lazarat

Del emri: “Pablo” organizatori i sulmit ndaj policisë në Lazarat

Organizatorët e sulmit me armë ndaj policisë në lazarat Qershorin e 2015 ku mbeti i vdekur efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha ende nuk janë arrestuar.

Në gjyqin ndaj 11 të arrestuarve në seancën e kësaj të mërkure e zhvilluar me dyer të mbyllura ka dëshmuar Eligent Basha. I riu ka sqaruar se pak ditë para ngjarjes ka takuar në kafe Elison Kazmëm, i pandehur në këtë proces. Ai i ka thënë se disa të rinj ishin organizuar në dy grupe dhe do përzinin policinë nga fshati me qëllim mbjelljen e kanabisit me vonë.

Sipas tij ai nuk ka pranuar të bëhej pjesë, por më pas u shoqërua nga blutë. Eligent Basha deklaroi se ndaj tij është ushtruar dhunë psikologjike për të fajësuar të rinjtë.

Gjatë marrjes në pyetje në një moment sqaroi i riu punonjësit e policisë i kanë nxjerrë fotografinë e një personi dhe e pyesnin nëse ky ishte “Pablo”. Në këtë kohë ka ndërhyrë prokurori i çështjes, i cili ka sqaruar që dëshmitari të mos pyetej për këtë çështje, pasi për “Pablon” ka një hetim të veçuar i cili vazhdon.

Identiteti i këtij personi ende nuk dihet, por burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda sqarojnë se ai është një nga organizatorët e sulmit ndaj policisë, pasi ka përcaktuar nëse është shqiptar apo i huaj. Në këtë seancë kanë dëshmuar edhe tre efektive të RENEA-s të cilët kanë qenë në operacion. Kanë qenë dëshmitë e tyre që detyruan gjykatën të zhvillojë seancën me dyer të mbyllura, për shkak të sigurisë së tyre. /Tv Klan

Share: