Home KRYESORE Acka: Ja pse shkoi Kasem Trebeshina, ende me mbi 70 vepra te...

Acka: Ja pse shkoi Kasem Trebeshina, ende me mbi 70 vepra te pabotuara!

Nga Flutura Acka

Shkoi Kasem Trebeshina, ende me mbi 70 vepra te pabotuara. Sa ishte gjallē pak folën nga frika se ia rrisnin famën dhe na prishet rregulli i piramidës letrare që kemi thurur me kujdes të madh, me dorëzani edhe kritikën e tredhur letrare.

Mes pështytësve të heshtur dhe të hapur, do të shfaqet llapaqeni nekrofil, qê me udhër nga lart, ai Don Sikoti i letrave dhei bojës së gazetave, do ta dërrmojë me shpatën e llapaqenësisë së tij, për një arsye fare të thjeshtë, se nuk ka lexuar asnjë vepër të tij, por kështu është urdhëruar të bëjë.

Por vepra mbetet. Siç thotë i urti Moikom Zeqo: “Kasem Trebeshina nuk jetoi kohën, por letërsinë”.

Share: