Skandalet seksuale që kanë pushtuar Hollivudin vijojnë të prodhojnë krye artikuj gazetash apo të lajme në të gjithë botën.
Por skandale të tilla tashmë nuk janë një ekskluzivitet i aktorëve apo producentëve të famshëm amerikanë.Të tilla ngacmime janë prezentë edhe në kinematografinë shqiptare por askush deri më sot ka guxuar ti bëj publike.
Por nga studio e Rreze Dielli aktorja Ina Gjonçi ka gjetur guximin të flasë hapur për herë të parë e të tregojë që ngacmimet seksuale janë prezente edhe mes njerëzve të artit.“Këtu ngacmimi është nga të gjitha anët”, shprehet Gjonçi.
Ka aktore shqiptare që e pranojnë që janë ngacmuar seksualisht nga regjisor, producent?
“Po ka”, thekson aktorja. Ky deklarim i aktores Gjonçi ka shkaktuar debat dhe komente të shumta në rrjetet sociale për ngacmime të tilla të cilat kalojnë në heshtje jo vetëm në botën e artit por edhe nëpër institucionet shtetërore shqiptare./Shqiptarja.com