Home KRYESORE “Stupcat” dhe pushteti i oligarkise se komandanteve spekullante!

“Stupcat” dhe pushteti i oligarkise se komandanteve spekullante!

Nga Enver Bytyçi

“Stupcat” jane grupi humoristik me me fame ne Kosove. Me rastin e Vitit te Ri ata ironizuan spekullimin me luften e UÇK-se te disa komandenateve, te cilet zevendesuan pushtimin serb me sundimin e mafies, korrupsionit dhe lidhjeve me krimin e organizuar per nje qellim te vetem: Pasurimin.

Ka shkaktuar nje reagim kontravers kjo shfaqje, e cila beri efekt ne publik me shume se qindra analiza e komente te opinionisteve shqiptare! Kjo do te thote se zullumi i disa komandanteve te UÇK-se ne pushtet e ne opozite po kercenon tashme lirine dhe pavaresine e Kosoves. Keta “çlirimtare” po e çojne Kosoven ne piken e fillimit, po e kthejne ate jo vetem nga pikepamja ekonomike e sociale, por edhe ne pikepamje politike e gjeostrategjike te gjendja e para luftes, duke i dhene Serbise shansin qe te reagoje me sukses kunder pavaresise se Kosoves.

Prandaj dhe per kete aresye humoristet e “Stupcave” duhen nderuar e respektuar. Ata deshmuan se e duan lirine dhe pavaresine e vendit me shume se horat e luftes, te cilet lane armet e luftes per liri dhe moren ne dore uret e zjarrit per ta shkaterruar Kosoven ne nje forme tjeter nga ajo qe perdori Serbia dhe Beogradi.

Kur rezultati i nje lufte eshte krimi dhe korrupsioni, trafiku dhe veprimi mafioz per pasuri, kjo lufte shnderrohet gjithmone ne nje padrejtesi per popullin dhe vendin ku ajo zhvillohet. Fatkeqesisht, kreret kryesore dhe jo te pakte te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves deshmuan se nuk ishte qellimi i tyre liria, pavaresia e shteti i se drejtes, por pasurimi permes krimit.

Prandaj çdo kush do te duhet t’i falenderohet humoristeve te famshem e te guximshem te Kosoves, te cilet ne momentin e duhur diten te vene gishtin ne plagen me te rende qe ka mberthyer shtetin me te ri ne Europe. U lumte! Uroj qe kjo te sherbeje per refleksion dhe jo per revansh kriminelesh!

Share: