Nga Besnik Aliaj
Nuk mund te kete nje pakt te ri politik ne vend, pa pergjegjesi te qarte per deshtimet e deritanishme dhe pa nje vizion te qarte zhvillimi per neser!
—-
Zhvillimet e fundit ne vend e rajon kanë risjellë në vemëndje çështjet strategjike te pozicionimit të Shqipërisë, lidhur me veten dhe Europen! Situata sot paraqitet deri diku paradoksale: Shqiperia është sot thuajse e padukshme në hartën e vizioneve europiane! Edhe pse ajo synon të kthehet në një qendërsi rajonale, graviteti i të cilës varet nga integrimi brenda vetes, në Ballkan, dhe në Europë. Por vizioni politik shqiptar për këtë qellim ende nuk është shpalosur nga asnje qeveri deri me sot! Dhe ne kete pike te gjithe na e kalojne ne rajon, madje edhe Kosova, Mali i Zi e Maqedonia qe kane vetem 1-2 dekada mevetesi si shtete …
Përtej nevojes se integrimit global-europian, dhe vizionit të munguar te zhvillimit kombetar, paradoksi thellohet teksa Shqipëria sot rezulton të ketë perfunduar e zhvilluar me vetëm 5 qendra reale urbane. Ne nje analize prognoze te Co-Plan Instituti per Zhvillimin e Habitatit qe i referohet shifrave zyrtare te INSTAT dhe direktivave te BE-se (Një klasifikim i ri Urban-Rural i popullsisë së Shqipërisë, 2014), konstatohet se Shqiperia ka sot vetem 5 qytete: Tiranën, Durrësin, Shkodrën, Elbasanin dhe Vlorën. Te tjerat jane de fakto thjesht qendra banimi fjetore pa identitet, pa sherbime, pa infrastrukture dhe pa gravitet ekonomik dhe edukues – e jo per faj te popullsise por te qeverisjes! Nderkohe qe zonat rurale dhe pjesa tjeter e territorit ku ndodhen edhe burimet kryesore te zhvillimit jane praktikisht te braktisura. Akoma me keq popullsia po plaket dhe brenda ketij shekulli prognozat jane qe nese vijohet keshtu, vendi mund te perfundoje me nje popullsi me rreth 1 milione banore (UNDP 2015) …
Ky lajm është shokues, sidomos per pasigurine dhe paqartesine ku po zhytemi cdo dite? Ku po shkon realisht Shqiperia? A po mendon ndokush per kete? A ka ndonje institucion qe po punon per kete ceshtje? Sot kur në fakt, kemi ndërtuar pareshtur dhe si te etur për 25 vjet në territor, pyetja eshte: Cfare kemi prodhuar? Me cfare jeton e ushqehet ky vend? Cfare sfidash na presin? Kush do paguaje per to? Ajo qe shohim në fakt eshte: braktisje e fshatit, ndotje dramatike mjedisore, urbanizim informal, banesa te reja bosh, mungese serioze infrastrukture e sherbimesh, pronesi e paqartesine …
Po a mund te ishte apo te jete ndryshe? Keshtu per shembull, ne se Shqipëria e ndryshimeve te deritanishme dinamike, në vend të stokut e pabanuar të ndërtesave prej 302,197 (CENSUS 2011) do të kishte ndërtuar qytete moderne si Europa e zhvilluar, të cilat edhe kur maten me standartet europiane, do të mbronin statusin “qytet” – a mund te kishim nje realitet krejt tjeter zhvillimi? Dhe kjo situate gati surreale ka ndodhur sepse ketij vendi prej kohesh i mungojne institucionet politike dhe teknike qe te vizionojne pa emocione elektorale se si do te jete Shqiperia ne 2-3 dekadat e ardhshme dhe se si shkohet atje? Kjo perkeqesohet edhe nga mungesa e nje pakti social per kete qellim!
E pra, sot kemi ndërtuar territorin, por në mungesë të infrastrukturave e shërbimeve publike, me fragmentimin e jashtëzakonshëm të tokës bujqësore, me fjetoret rreth qendrave urbane, me pronesi te paqarte, me ineficence ekonomike, me ndotje skandaloze, papunesi, borxh publik te larte, etj, – duke bere qe ne kete menyre te dështojmë sistematikisht të klasifikojmë realisht këto zona të reja në organizma te denja urbane, qe mund perfitonin edhe financim europian. Ne te kundert sot ato jane shnderruar jo per faj te popullsise ne shtratin perfekt te krimit, injorances, varferise e radikalizmit. Shkurt sot kemi qendra te banuara pa cilesi jete dhe qe keqedukojne shoqerine. Në kete proces, kemi tjetërsuar edhe burimin kryesor te ekonomise: shumicen e tokës bujqësore dhe potencialin natyror. Per shembull vetem ne metropol, rreth 6,000 ha nga me produktivet u shfrytëzuan për ndërtime kryesisht gjate periudhes 1990-2015 në Tiranë, rrethina e saj, dhe në zonën e Kamzës. Imagjino cfare ndodh ne bregdet apo ne nivel kombetar?
Pasojat e dëmtimeve kanë qenë flagrante: permbytjet, varfërimi ekstrem i tokës, mbishfrytëzimi i kullotave, shpyllëzimi, rritja e theksuar e erozionit, rrëshqitja e tokës, ndotja, dëmtimi i burimeve dhe trupave ujorë, etj … Të gjitha këto sfida, nënvizojnë nevojën që Shqipëria fillimisht të përballet me disa pyetje thelbësore zhvillimi, përgjigjet e të cilave shpesh dhe pse thellësisht reformuese, apo shumë të ndryshme nga çfarë jemi mësuar, duhet të shërbejnë si baza për proceset politikëbërëse dhe vendim-marrëse per sotmen dhe ardhmen e vendit:
– Cfare modeli ekonomik do te ndjeke Shqiperia qe te siguroje stabilitet dhe rritje? A duhet te rrisim bazen taksapaguese ku te gjithe paguajne pak por të gjithë paguajme taksat? A e mbyll kjo epoken e informalitetit duke bere partneritet te qarte midis qeverise, biznesit dhe publikut ne vend te logjikes se armiqesise?
– A do të planifikojmë dhe zhvillojme vendin për një popullsi qe ne kete dekade qe vjen e vijim po e con Shqiperine drejt plakjes? Apo do mendojme e stimulojme skenare te tjere? Cfare qendrimi do mbajme ndaj emigracionit te popullsive te tjera tek ne? Cfare pritet te ndodhe me demografine ne territoret shqipfolese?
– A është gati Shqipëria të përballet me ndryshimet klimatike, humbjen dhe permbytjen e nje pjese te mire te ultesires perendimore dhe te territoreve bujqesore me produktive? Me cfare do te ushqehemi ne te ardhmen?
– Si mund të manaxhohet toka, pyjet dhe burimet ujore në mënyrë më të qendrueshme? A do marri fund historia e pronave te vjedhuara gjate komunizmit e tranzicionit? A do te konsolidohet dhe eficentohet toka urbane dhe bujqesore? A do ta trajtojme natyren e pejzazhin si aset? A do konsolidojme nje sistem te besueshem regjistrimi pronesie?
– Si do të mund t’i vijmë në ndihmë sektoreve proritare te ekonomise: bujqësisë, turizmit, energjise e tranzitit? Kush dhe si do paguhet per kete? Si do te zgjidhim njehere e mire katastrofat kombetare te mbetjeve te ngurta, dhe si të shmangim përmbytjet dhe ndotjen fatale te mjedisit e pejzazhit?
– Sa mund të ndryshonte cilësia e jetesës për te gjithe ne, per shembull nëse Ligji për Administrimin e Bashkëpronësisë do të imponohej per zbatim, dhe lagjeve e komuniteteve do t’u alokohej një fond stimulues për zhvillimin e tyre duke i bere ata partnere dhe jo armiq? Etj.
Ok, por nderkohe te gjithe e dime mire se sot Shqiperia eshte e shfokusuar totalisht nga keto tema, dhe ajo eshte sot peng i debateve te elites aktuale politike e cilat nuk do t’ja dije per asgje vec inxhinjerimit te instrumentave qe do garantojne neser proceset politike në favor te interesave te tyre ekektorale. Kjo shkon teper larg axhendes se zhvillimit. Deri diku kjo mund te kuptohet deri sa kemi pranuar garen e demokracise dhe tregut! Por super-strukturat e sotme politike po bejne tashme nje gabim fatal: sepse ata po riformatojne modelet dhe institucionet politike te funksionimit dhe perfaqesimit te democracise, pa u bazuar fare tek themelet social-ekonomike qe garantojne progresin e vendit dhe shoqerise. Me pak fjale mund ti vihet flaka edhe shtepise, mjaft qe neser te fitojme zgjedhjet! Ne kete menyre kjo elita politike nuk po sillet si perfaqesuese reale te shoqerise, sesa te interesave te caktuara ekonomike-mediatike te cilat ne shkembim percaktojne edhe axhendat politike te metejshme, shpesh ne kurriz te vlerave themelore te demokracise dhe sidomos zhvillimit te qendrueshem. Kjo verberi ne se vijon keshtu do te nxjerre jashte loje perfundimisht vete konjukturen dhe sistemin politik aktual bashke me kompromentimin e demokracise dhe ekonomise se tregut, duke i bere sherbimin me te keq Shqiperise. Kjo sepse ne kete menyre bashke me deshtimin e readhes me shume gjasa ata do e lene fatin tone te perbashket ne dore te strukturave te reja radikale, eksteme, e te paparashikuara qe mbijne kur ka konfliktualitet dhe mungese referencash institucionale e morale!
Dua te kujtoj pertej cdo politizimi, se platforma tekniko-politike zhvillimore e pergatitur nga ashtuquajturi KOP prane strukturave te opozites 2003-2005 mbetet sot i vetmi vizion strategjik gjitheperfshires ne kuptimin e nje dokumenti tekniko-politik te zhvillimit qe riktheu atehere jo rastesisht entuziazem e besim per partneritet midis shoqerise dhe institucioneve te shtetit drejt nje sistemi logjik e shkencor qeverisje transparente e shpresedhenie. Por kjo aleance me teknicienet dhe atmosfera e partneritetit me publikun u prish ne 2008 pikerisht atehere kur elita politike e kohes (majtas e djathtas) me dinakeri por edhe me bekimin edhe te faktorit te huaj (qe s’ja ndjen fare per kete vend vec ndikimit qe ai ka per stabilitetin rajonal) bene nje pazar te paster politik ne kurriz te objektivave te zhvillimit social ekonomik dhe te demokracise se ketij vendi, situata e te cilit sot po shkon keq e me keq.
Sot askush nga liderat partiake qe atehere gatuan kete corbe nuk flet dhe nuk kerkon ndjese! Asnje media nuk analizon dhe nuk sqaron publikun per kostot qe mban ende sot ky vend nga ndryshimet befasuese “konsensuale” te kushtetutes nga ai pazar i atehershem politik jo transparent qe e futi vendin ne qorrsokak ne emer te stabilitetit. Ne te kundert sot kemi me shume krim, korrupsion, recesion ekonomik dhe konfliktualitet politik! … Por sot prape po kerkohet ethshem ndryshim! Ok ne e dime qe ka mjaft deformime sistemi aktual dhe duhen ndryshime urgjente! Po me cfare argumentash kerkohet rindryshim? Kush do te beje ndryshimet dhe sa te perfaqesuar jemi? Kush mban pergjegjesi per gabimet dhe kostot deri sot? Cila garanci ligjore, morale etike institucionale do na udheheqe sot e tutje? Ku qendron interesi i shoqerise ne kete ndryshim dhe cilat jane opsionet? Se sa per interesin e krereve te politikes dhe elites se statukuose aktuale, e kemi te qarte te gjithe!
Problemi i madh ne kete vend eshte se sot po ata lidera qe deshtuan dje, po hiqen si reformatore te medhenj te kushtetutes, drejtesise dhe sistemit elektoral sikur ne territor ka vetem vakum dhe injorance! Keta personazhe jo vetem nuk tregojne asnje shenje pendese e ndjese, por po gatuajne perseri me bekim nderkombetar aspak transparent nje platforme te re sistemi politik-ekonomik qe po zhvillohet jashte cdo binari transparence dhe ne kurriz te vete demokracise, dhe sidomos te ceshtjeve te zhvillimit e te ardhmes se ketij vendi apo te popullsise te futur ne depresion dhe recension! Nderkohe qe po ky lidership i konsumuar nga deshtimet e njepasnjeshme duhej te ishte larguar me kohe, askush nuk flet qe pushteti i tyre sot i diskutueshem eshte ndertuar mbi deshtimin me te madh te pluralizmit shqiptar, gjenezes se deshtimit te madh te demokracise ne vend: mungeses se tmerrshme te zgjedhjeve te ndershme dhe te karrieres me gare te hapur e moralshme brenda vete partive politike …
Prandaj dëshiroj sot jo me kot të risjell në vemëndjen e dhe aktoreve qe percaktojne ndryshimet e pritshme kushtetuese, ato pyetje zhvillimore me shumë rëndësi qe permemda me lart, te cilat shpesh mbeten në plan të dytë, dhe na tërheqin vemëndjen vetem në kohën e krizave të papritura, siç janë: kriza e ekonomise, informaliteti, kriminaliteti, korrupsioni, përmbytjet, katastrofat mjedisore, papunesia, plakja e popullsise, fallciteti i institucioneve, renia e mediave dhe arsimit, etj, etj, te cilat jane rezultat i drejteperdrejte i menyres se keqe dhe aspak transparente se si bejme “pakte” politike dhe zhvillimore si shoqeri ne kurriz te vetvetes dhe te vertetes…
Pikerisht për të shmanguar perseritjen e gabimeve dhe reagimin pasiv te shoqerise, nevojiten politikane, institucione dhe struktura te pavarura tekniko-politike, me se paku te reformuara ose krejtesisht te reja, te afta te zhvillojne vizione shkencore të guximshme dhe skenarë politike afatgjatë per Shqiperine dhe madje edhe per gjithe trojet shqipfolese. Skenarë të tillë duhet të studiohen sot, dhe kostot e përgjigjet të planifikohen po sot, që krizat e ardhshme të mos transformohen në kriza humane, sociale dhe ekonomike, kriza territoriale dhe të qytetërimit, apo te vete sistemit te demokracise dhe ekonomise se tregut, qe deri me sot ne rastin tone nuk ka patur dot kurre fytyre humane!