Home KRYESORE Nëna e terrorizuar tregon se si abuzuan me të bijën me aftësi...

Nëna e terrorizuar tregon se si abuzuan me të bijën me aftësi të kufizuara

Për gati dy vite, Bethan Germon i ka qëndruar pranë shtratit të spitalit të bijës së saj Lydia, të cilës doktorët i dhanë vetëm disa muaj jetë. Lydia lindi me një sëmundje të rrallë të quajtur Sindroma Dandy Walker, e cila mbledh lëngje në tru dhe e bën kokën e saj të enjtet deri në dy herë sa madhësia normale.

Edhe pse doktorët i dhanë vetëm pak muaj jetë, Lydia tashmë ka mbushur dy vjeç dhe më në fund ka dalë nga spitali. Por nëna e saj, Bethan, nuk e kishte menduar se sa e vështirë do të ishte jeta për të bijën.

“Çdo ditë përballem me komente abuzuese dhe lënduese në rrugë,” – thotë ajo, -“Kaluam 21 muaj në spital dhe ishim shumë të lumtur kur më në fund mjekët na thanë se mund ta nxirrnim.”

“Nuk ma mori kurrë mendja se njerëzit do ta tregonin me gisht dhe do të qeshnin me vajzën time. Mbaj mend njëherë në supermarket, dy fëmijë filluan të qeshin dhe ta tallnin Lydian. U terrorizova kur nëna e tyre iu bashkua dhe filloi të ofendonte vajzën time gjithashtu,” kujton mes lotësh Bethan.

Ajo shton se një sjellje të tillë e kupton nga fëmijët sepse ata nuk i dijnë të gjitha, por kurrësesi nuk e priste nga të rriturt këtë sjellje abuzuese.

“Njëra e pa dhe më tha se është e neveritshme. Një tjetër më tha se nëse do të ishte fëmija i saj do e linte të vdiste. Fillimisht dëshpërohesha kur dëgjoja këto fjalë, por të flas me prindërit e tjerë që përballen me të njëjtat probleme më ka ndihmuar,” përmbyll Bethan./Opinion.al

Share: