Home KRYESORE Nishani fton tryezën e pijedashësve politikë.

Nishani fton tryezën e pijedashësve politikë.

Nga Luan Kurti

Nishani në Zululand u ka bërë ofertë liderëve politikë, që të ulen së bashku me atë dollibash dhe të gjejnë konsensus për të pirë raki kumbulle të zjerë dy herë. Kjo shihet si një nismë konkete e për dekrimianlizimin. Dikur patatja ishte bukë edhe gjellë, tani janë partitë. Trendi tregon rritje të mëtejshme në ditët dhe javët në vazhdim, dhe po shikohet mundësia e eksportit në vendet fqinje. Në BE do integrohemi si parti, pra popull-parti duke shënuar një risi të paparë. Pensionistët kanë nisur të gjuajnë për seks. Përdorin karremin(paratë e pensionit), megjithëse kallami u është kalbur dhe ka bërë bark. Policia në një aksion blic ka arrestuar disa prostituta në Fier, të cilat u dorëzuan pa kushte dhe pa rroba. Femrat në fjalë, janë ankuar se ato janë shoqatë bamirëse që ju vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë dhe duhen trajtuar si çdo OJQ!

Share: