Home KRYESORE Astrit Patozi ka vrarë Qemal Stafën!

Astrit Patozi ka vrarë Qemal Stafën!

Nga Luan Kurti

Banka Botërore deklaron se 60% e shqiptarëve janë tap-topi në matematikë. Kjo është arsyeja, që edhe kur s’u del ju tepron dhe se bëjnë qejfin qeder! Disa femra në ShBA thonë se kanë fëmijë me alienët dhe këta jetojnë në anije kozmike. Thua t’i kenë me shqiptarët që u duken si jashtëtokësorë? Gjithsesi është bukur të mendosh se je alen edhe ti vetë dhe të presësh ndonjë trashëgimi nga planetët jashtë universit tonë. Biznesmenët turq e paskan fiksim të shkojnë me prostituta luksi në hotele me 5 yje. Nga dashuria për vëllezërit arnautë ata janë gati të investojnë disafish më shumë kapitale në të ardhmen për promovimin e turizmit seksual. Dhe lajmi bombë: Astrit Patozi ka pranuar se ai paska ekzekutuar Qemal Stafën! Prokuroria do nisë hetimet se çfarë e lidh Astritin me Qemal Stafën dhe pse Enveri nuk urdhëroi edhe eleminimin e tij? Dhe po të qe eliminuar Astriti a do qe vendosur pluralizmi në Shqipëri?…Deri atëherë, qëndroni në linjë brothers!

Share: