Home KRYESORE Me vete…

Me vete…

Nga Perparim Kabo

Me vete…
Sa herë që iki larg marr me vete
shpirtin
kam trupin dhe kujtimet
Kështu jam unë pa asgjë
të munguar
Me shpirtin bisedoj, jam nisur
për ku…?
Nuk ndalem, se ai më shtyn ashtu
si vrungullima e erës
mes fushave pa emër e ujërva
që s’flenë
Me trupin kuptoj se bota është …
mbahet
e frymë merr
lodhet, bie, rrëzohet e ngrihet
Me kujtimet nuk humbas rrugën
që kam bërë
se një ditë dua të kthehemi tek
foleja e vjetër
ashtu si djali plangprishës
Me vete kam dhe aromën e…
shtëpisë
bukën e tharë dhe pak ujë
Me to mund të gatuash edhe ëndrrat
se atje është gjithçka jotja
Sa herë që nisem për rrugë në
bagazhet e shpirtit
Nuk harrojë të vë dhe dashurinë
kështu rruga ka jetë…
Me vete …unë dhe unë, pa harruar
se fryma na mban gjallë
Nuk harrojë të shoh nga qielli
e me zogjt që ikin si të trembur
marr dhe unë një fluturim
pa adresë
Thjesht se qielli nuk ka emra
rrugësh
26 janar 2016 PK

Share: