Home KRYESORE Pse ne Maqedoni, nga tre partitë opozitare dy janë bërë bashkë, ndërsa...

Pse ne Maqedoni, nga tre partitë opozitare dy janë bërë bashkë, ndërsa njëra jo?

Nga Artan Dika

Është normale që njerëzit të interesohen dhe të pyesin, sepse njerëzit që nuk kanë informacion duan të dinë … prandaj njerëzit që ende nuk e dinë shpesh pyesin:

“pse nga tre partitë opozitare dy janë bërë bashkë, ndërsa njëra jo?”. Dhe njerëzve që nuk e dinë ende ua them tre gjëra që tashmë i dinë shumica:

1. Tashmë një vit, dy partitë që janë bërë bashkë i kanë ofruar subjektit të tretë, daljen bashkë me lista të përbashkëta si tre palë të barabartë. Subjekti i tretë deri tani nuk e ka pranuar këtë.

2. Subjekti i tretë tashmë një vit nuk ka bërë asnjë propozim se në cfarë raportesh e propozon ai daljen me lista të përbashkëta. Nëse dikush ka dëgjuar ndonjë propozim të tillë se si duhet të duket dalja e përbashkët në zgjedhje sipas subjektit të tretë, le ta thotë.

3. Para disa kohësh subjekti i tretë e ka bërë publike vet se ka marrë vendim për ta lënë cështjen e daljes së përbashkët në zgjedhje, pas shpalljes së zgjedhjeve.

Ndërsa është normale që njerëzit që nuk kanë informacion të pyesin, është hipokrizi ata që janë vet brenda, i përcjellin zhvillimet e përditshme dhe i dinë shumë mirë këto gjëra, të derdhin lot krokodili se gjoja po qajnë hallin se pse nuk po bashkohet opozita, duke shtuar nga pas komente me lloj lloj bishtash, gjoja si dilema të tyre

… por duke qenë “dilema” që ata i dinë. Kur njeriu e humb rrugën në oborrin e vet dhe saboton “shtëpin딝 ku bën pjesë, “grindet” me “shtëpin딝 e komshiut dhe kalkulon për të hyrë në “shtëpin딝 e të tretit, më shumë se problemin e të tjerëve, ai e qan problemin e vet.

Share: