Nga PsikoterapiTirana.com
Miku im. Nenat dhe motrat kane nevoje per ndihmen tone qe te rrisin vajzen ne nje grua te shendetshme. Ato kane nevoje per cdo grimce te kurajos dhe mencurise tende sepse ti me shume se cdokush tjeter percakton rrugen ne te cilen vajza jote do te udhetoje.
Nder vite kam pare vajza qe zgjedhin partnere indiferent, si baballaret e tyre, vajza qe zgjedhin partnere te dhunshem si baballaret e tyre, vajza me nje mungese te theksuar vetevleresimi—qe pas nje sere mardheniesh te deshtuara fillojne dhe e urrejne figuren e mashkullit, vajza qe jetojne ne depresion, vajza qe shtyjne tej nje partner te dashur thjeshte sepse nuk duan as veten dhe nuk mendojne qe e meritojne, vajza qe krijojne varesi nga me te ndryshmet dhe humbasin veten e tyre—Vajza qe nuk pane ngrohtesi nga baballaret e tyre.
Kam pare vajza qe lyejne koken te kuqe, vajza qe lene shkollen dhe vajza qe zhyten ne kultin e tatuazheve — e gjithe kjo per te pare nese i ati do e vere re apo jo.
Baballaret, me shume se cdokush tjeter, percaktojne rrugen ne te cilen vajzat do udhetojne.
Kam pare kur vajzat u flasin baballareve. Kur ti vjen ne dhome, ato ndryshojne. C’do gje rreth atyre ndryshon: syte e tyre, mimika, gjestet e tyre, shprehja e trupit. Vajzat nuk jane kurre pasive ne prezencen e te atit. Mund te marrin mamane per te mirqene, por jo ty. Ato rrezatojne—ose ato qajne. Ato te shikojne intensivisht. I degjojne me kujdes fjalet e tua. Ato shpresojne per vemendjen tende, dhe ato presin per te ne frustrim—ose ne deshperim. Ato kane nevoje per nje xhest aprovimi, nje xhest inkurajimi, ose thjeshte nje shikim ne sy qe ju le te kuptojne qe ti kujdesesh dhe je i gatshem te ndihmosh…
Kur ajo eshte ne shoqerine tende, vajza jote perpiqet me shume. Kur ti e meson ate, ajo perveteson me shpejt. Kur ti e udheheq ate, ajo fiton vetebesim.
Nese do ta kuptoje plotesisht sa fuqishem ti ndikon ne jeten e vajzes tende, ti do tronditeshe.
I dashuri, vellai, dhe as burri nuk mund te ndikoje ne karakterin e saj ashtu si ti. Ti do influencosh tere jeten e saj sepse ajo te jep ty autoritetin qe nuk ja jep asnje mashkulli tjeter.
Shume baballare (sidomos ata qe kane vajza adoleshente) hamendesojne se kane shume pak influence te vajza e tyre—sidomos ne krahasim me moshataret dhe kulturen pop rreth saj—dhe mendojne qe vajza e tyre ndoshta duhet ta gjeje vete rrugen e saj. Por vajza jote perballet me nje bote te reklamuar ndryshe nga ajo ku je rritur ti: me pak miqesore, moralisht te shfrenuar, dhe te rrezikshme. As programet per femije nuk jane si me pare. Pas moshes 6 vjec, rrobat tipike per “vajza te vogla” veshtire te gjesh sot. Shume veshje kane prerje qe e bejne te duken si 13-14 vjecare joshese. Ajo do hyje ne pubertitet me heret se vajzat ne gjeneratat e mepareshme. Ajo do shikoje hinte erotike apo sjellje te hapura seksuale ne revista, facefook apo televizione para se te behet 10 vjec, pavaresisht nese e aprovon ti apo jo. Ajo do mesoje rreth HIV dhe AIDS ne fillore dhe me siguri dhe menyren si transmetohet.
Baballaret jane ata qe qendrojne midis vajzes se tyre dhe kesaj bote toksike.
Nese ti po e lexon kete, ti je nje baba i motivuar, i ndjeshem dhe qe kujdesesh. Ti je nje njeri i mire, por ndoshta ndihesh i lodhur.
Mos mendo qe s’mund te “luftosh” me moshataret (shoqerine e vajzes) apo me fuqine e kultutes pop. Ekzaktesisht e kunderta eshte e vertete. Po, muzika, filmat dhe interneti — kane influence te jashtezakonshme si vajzat perceptojne veten e tyre, si vishen, madje dhe notat qe marrin. Por kjo nuk i afrohet fare influences se nje babai. Shume studime ka mbi kete teme—baballaret dalin ne krye te listes gjithmone. Efekti i nje babai qe kujdeset per vajzen e tij eshte i matshem ne vajzat e te gjitha moshave.
Per te perjetuar nje jete me te pasur dhe per te rritur nje vajze te mrekullueshme, ty nuk te duhet te ndryshosh karakterin apo natyren tende. Thjeshte te ushqesh me te miren brenda teje. Ti ke gjithshka qe te duhet per nje marredhenie me te mire me vajzen tende.
Kur ti je me te,pavaresisht nese hani darke dhe beni detyrat bashke, apo thjeshte je prezent dhe pse nuk flet shume, cilesia dhe stabiliteti i jetes se saj—dhe ndoshta dhe i joti—permiresohet jashte mase. Edhe nese mendon se ju te dy jeni “planete” te ndryshme, edhe nese shqetesohesh se koha e shpenzuar me te nuk jep ndonje rezultat te dukshem, edhe nese ti dyshon qe ke ndonje impakt ne jeten e saj, fakti qendron, qe ti po i jep vajzes tende dhuraten me te madhe, Kohen.
Vajza jote do ta rishikoje kete kohe qe kalon me ty ne nje menyre shume ndryshe nga ty. Neper vite, ne menyre kaotike, me jeten e thjeshte bashke, ajo do absorboje influencen tende. Ajo do vezhgoje cdo levizje qe ti ben. Ajo mund te mos kuptoje pse ti je i lumtur apo i zemeruar apo i dashur, por ti do jesh burri me i rendesishem ne jeten e saj, pergjithmone.
Kur ajo te jete 25 vjec, ajo do krahasoje te dashurin apo burrin e saj me ty. Kur te jete 35, numri i femijeve qe ka do ndikohet nga jeta e saj me ty. Rrobat qe vesh do reflektojne dicka rreth teje. Dhe kur te jete 75 vjec, menyra si perballet me te shkuaren dhe te ardhmen do varet nga nje memorje e larget e kohes se kaluar bashke. Te bukura apo te dhimbshme, oret dhe vitet e kaluara bashke—ose jo bashke—e formojne ate.
Ej Baba, vajza ka nevoje per ty…
Marre nga psikoterapiatirana.com