Home KRYESORE Bashkëshorti i ish-deputetes socialiste propozim i Ramës për kryeprokuror?

Bashkëshorti i ish-deputetes socialiste propozim i Ramës për kryeprokuror?

Gazetari i kronikës, Flamur Vezaj, i cili jeton prej pak kohësh në SHBA, ka zbuluar emrin që mund të propozohet nga kryeministri Edi Rama për të zëvendësuar kryeprokurorin, Adriatik Llalla.

Sipas gazetarit Vezajt, ky është prokurori Henrik Ligori, bashkëshorti i ish-deputetes së PS-së, Shegushe Ligori. Veizaj shton se ky prokuror i ka përfunduar studimet për drejtësi me korrespondencë, ndërsa fakultet të parë ka kryer studimet për Teknik Bujqësor. Megjithate nuk mund te lihet pa thene qe prokurori Ligori ka nje eksperience te gjate ne prokurori dhe ka ndjekur raste shume te veshtira per te cilat duhet komplimentuar per punen qe ka bere.

Ne fakt nga ana tjeter duhet thene qe mazhoranca ka lënë të kuptohet se Adriatik Llalla do të zëvendësohet me një kryeprokuror tjetër sapo t’i përfundojë mandati më 2 dhjetor.

Share: