Home KRYESORE 12 vende pune për diplomatë, ku mund të aplikoni

12 vende pune për diplomatë, ku mund të aplikoni

Vazhdon reformimi i shërbimit diplomatik shqiptar. Pas disa largimeve të diplomatëve, sipas ministrit të Jashtëm në Detyrë, tashmë i jepet mundësia të rinjve që të bëhen pjesë e diplomacisë shqiptare.

Me anë të një postimi në Facebook, Gent Cakaj ka dhënë lajmin se 12 pozicione janë të lira në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.

Cakaj shton se kjo shpallje është pjesë e përpjekjes së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të përfshirë ekselentët në trupën diplomatike shqiptare.

“Ndryshimet e ndërmarra deri më tani, kanë krijuar një hapësirë shumë më të madhe për ekselentët, profesionistët dhe personat me aftësi cilësisht të dalluara në përgjithësi. Kjo gjeneratë e re diplomatësh do të ushtrohet në trajnime të veçanta e do të trajtohet me një kujdes të posaçëm për t’u bërë një gjeneratë elitë e diplomacisë shqiptare në perspektivë afatgjatë!”, – shkruan Cakaj.

Kreu i diplomacisë siguron se procesi i përzgjedhjes së diplomatëve të ardhshëm dhe shërbyesve civilë të rinj do të jetë i mbështetur tërësisht mbi merita profesionale dhe vlerësime objektive.

Të gjithë ata që mendojnë se mund t’i shërbejnë Shqipërisë si diplomatë të ardhshëm, mund të shohin kriteret dhe postet e lira këtu/ Opinion.al

Share: