Home KRYESORE Gjeneral Piro Ahmetaj 36 vite perkushtuar Atdheut

Gjeneral Piro Ahmetaj 36 vite perkushtuar Atdheut

Për të dhënë një përgjigje përmbledhëse interesimit të mijra dashamirësve, kolegëve, familjarëve, të afërmve, brenda dhe jashtëvendit si dhe miqve/gazetarë, për statusin e gradës dhe karierës ushtarake, po bëj disa mesazhe me një “titull të huazuar”, por me përmbajtje origjinale. 

Nga Piro Ahmetaj

Paraprakisht, nëpërmjet gazetës “time/Panorama” që më ka shoqëruar dhe kam kontribuar modestisht në këto 15 vitet e fundit, dëshiroj ta bëj publike se: “në datën 16 Shtator 2019, Presidenti Metaka nënëshkruar dekretin e daljes në rezervë si dhe bashkë me të edhe përfundimin e karrierëushtarake, 36 vjet nën uniformë të Gjeneral Brigade Piro Tasim Ahmetaj”. 

Nostalgjia brenda një mase të caktuar është tërësisht njerëzore. Sigurisht, edhe për shkak të edukimit dhe ekperiencës perëndimore, refuzoj me përbuzje përjetimin “si dramë”, si dhe mëshiroj paranojën e “përjetësisëqoftë në gradë ushtarake, karriket zyrtare ose në funsionetshtetërore”!

Përkundrazi, këtë ngjarje e gjej shumë të mirëpritur, bile pak të vonuar në të gjitha aspektet. Si e tillë, shpresoj shumë të shërbejë për “tëshëruar dhe çliruar” nga përcaktimet e nenit 14 (absurd) të ligjit të karrierës, mbi kohën maksimale të qëndrimit në gradën aktive, i cili bie ndesh me parimin e vitalitetit të FA (sa më lartë ngjitesh aq më shpejt del nga sistemi/in or out). Uroj gjithashtu që ky rast të kontribuojë për t`u hapur rrugë gjeneratës së re, për të tejkaluar frymën e konfliktualitetit ndëristitucional, në rikthimin e besimit te pesha dhe vlerat e meritokracisë, solidaritetit dhe kohezionit në trupën e ushtarakëve si dhe zinxhirin e drejtimit të FA.

Të dashur koleg dhe miq! 36 vjet karrierë ushtarake, 15 përgjegjësi tëndryshme (nga komandant toge, deri Përfaqësues Ushtarak Kombëtar në NATO; Zëvendeshef i Shtabit të Përgjithshëm, Këshilltar iPresidentit të Republikës), 13 mijë ditë/netë angazhime, sakrifica, privime, arritje, dështime, zhgënjime, keqkuptime, etj, është mision i pamundur ti përshkruash të gjitha, apo jo? Gjithësesi, në vijim do tëveçoj 3 periudhat, disa nga përgjegjësitë dhe ngjarjet madhore që kanëlënë gjurmë të spikatuar në “udhetimin tim si ushtarak” si dhe në arritjet familjare:

Së pari, për të përmbledhur pjesën e parë, 8 vjet (1983-1991) po tregoj një histori personale që e kam ndarë me kolegët e huaj: “kur ndiqnim shkollën ushtarake (që siç e dini mbante emrin e diktatorit)mësimi i gjuhëve të huaja nuk ishte “me ligj” e ndaluar (ose privilegj besimi), por ata që mësonin gjuhë të huaja (përfshi së bashku mikun tim të shrenjtë (në 36 vjet), Halil Hyseni), shiheshin si subjekt dyshimi, nëmos objekt për të dënuarit potencialë të radhës. Besoj ta kujtojmë të gjithë, që mallrat kineze kishin vërshuar në treg “made in China” ose e shqipëruar “prodhim kinez”. Mesazhi kësaj historie: sinqerisht e konsideroj veten “made in NATO”, për shkak të fatit nga përmbysja e regjimit, si dhe privilegjit që kam patur për tu investuar dhe kontribuar për 28 vjet në procesin e transformimit të sistemit të sigurisë kombëtare dhe atë të integrimit në NATO. 

Së dyti, thellësisht i privilegjuar dhe maksimalish i motivuar, që për 10 vjet (nga marrja e statusit aspirant në Washington DC, (MAP/1999),deri në marrjen e ftesës në Bukuresht (2008), kam qenë pjesë e njëskuadre teknicienësh elitarë që u zhvilluam, u shkolluam, u rritëm  profesionalisht, që kontribuam me gjithçka sa mundem, dhe i`a dolëm për të trasformuar sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare: “mentalitetin, konceptin/qasjen, strukturat, infrastruktuarat, rregullat e angzhimit, modelin dhe kukturën planifikimit, bashkëpunimit me parnerët, etj”, në udhëtimin drejt përmbushjes së aspiratës sëanëtarësimit në aleancën më të fuqishme të historisë së njerëzimit, por edhe familjes së vlerave demokratike të globit (NATO). 

Përpos të tjerave, kjo periudhë ishte një shkollë e madhe për tëtrasformuar vetëveten,  përgjatë së cilës kam pasur përgjegjësinë për ndjekur, përfaqësuar dhe prezantuar në shumë se 100 kurse e trajnime afatshkurtra në institucione dhe institute të sigurisë, si: Bruksel, Uashington, New York, Londër, Berlin, Romë, Paris, Otava, Varshavë,Oslo, Bukuresht, Gjenevë, Kolegji i NATO-s, Qendra Marshall, Kopenahgen, Beograd, Moskë, etj, dhe në të gjitha 29 kryeqytetet e vendeve të NATO-s. Sot i kaloj me mirënjohje të thellë nëretrospektivë, nuk më besohet, dhe besoj kam të drejtë: “as në ëndrratmë të bukura, nuk e kam imagjinuar se do kisha vizituar kaq shumëvende.

Së treti, pa asnjë mëdyshje, graviteti i suksesit në karrierën time, mbetet emërimi si Përfaqësues Ushtarak Kombëtar (NMR), në Komandën Supreme të Aleancës (SHAPE/NATO). Ndihem përjetë “borxhli”, shumë i vlerësuar dhe thellësisht mirënjohës, që në mars 2018, m’u ngarkua themelimi i Përfaqësisë, si dhe mu besua drejtimi i një ekipi/bashkëpunëtorësh të përgjegjshmëm që i dhamë frymën dhe shpirtin për të përmbushur detyrimet e anëtarësimin në NATO (prill 2009), si dhe më posaçërisht në negiocimin, përmbushjen e standardeve dhe nënëshrimin e 10-ra marrëveshjeve teknike tëanëtarësimit të plotë (shtator 2013).

Nuk mund të lë pa përmendur disa nga arritjet madhore si në ketë përudhë, ku kemi pasur përgjegjësinë të japim kontribute më shumë se modeste: “rritja e kontributeve në operacione ndërkombëtare (në rreth 500 vetë njëherësh në vitin 2012); më shumë se 300 ushtarakë (nënoficerë, kapiten, major, nënkolonel, kolonel) në shtabet e operacioneve jashtë vendit (CE), dhe më shumë se 60 ushtarakë nëstrukturat e kohës së paqes (PE); u finalizua një “projekt shembullor”për demontimin e të gjithë trashëgimisë së municioneve të regjimit komunist. Buxheti i mbrojtjes arriti në 2 % e GDP-së, rreth 30% e tij u alokua për projektet madhore të modernizimit, si: vëzhgimi i hapësirës detare; anijet e patrullimit; helikopterët e gjeneratës së fundit; Forcat Speciale; kursi i lartë për sigurinë; trajnimi; dixhitalizimi i të dhënave të personelit; Muzeu i FA, një projekt dinjitoz për imazhin; u nënshkruan disa 10-ra marrëveshje mirëkuptimi dhe teknike (MOU &TA) për: Forcat Speciale, Inteligjencën, Portokollin e Parisit/SOFA, shkëmbimi i informacionit të klasifikuar, etj., për të cilat Shqipëria meritoi përcaktimi zyrtar: “një ndër 5 vendet model për reformat e mbrojtjes dhe përmbushjen e angazhimeve ushtarake”. Kjo arritje, për mua dhe të gjithë bashkëpunëtorët do të mbeten arsye afatgjata për t’u ndjerë krenarë para vetvetes, familjes, shoqërisë dhe të parën nga rëndësia, para Atdheut tonë të përbashkët.

Përtej modestisë së tepëruar, nuk mund të lë pa përmendur sot, tremomentet më kolmore, përjatë ushtrimit të funksionit të Përfaqesuesit Kombetar në NATO. Jam ndjerë i përulur nga privilegji dhe përloturnga emocionet, në ceremoninë kur (1dorëzova flamurin kombetar Autoriteteve të NATOs, për tu ngritur dhe valëvitur krahas 28 vendeve të tjera. Po atë ditë, dt. 2 Prill 2009, i shoqëruar nga Komandanti (SACEUR), (2) jam ulur zyrtrarisht (si i bararabart/me votë), nëkarrigen/tavolinën e 28 përfaqësueve në Komandën Supreme tëNATO-s. 

Po ashtu, në pothuaj 6 vjet kam patur privileaegjin dhe sfidën të punojëpër/me 3 Komandant të NATOs, me 3 gjeneralë amerkanë me 4 yje, 4vjet nga të cilat me admiral Stavridis (dekoruar nga Presidenti Nishani, me Medaljen e Mirënjohjes”), i cili në (3) një letër-rekomandimi për dhënien e gradës gjeneral, më preku kur i’ushkruante autoriteteve: “Përfaqesuesi Juaj i parë KombëtarKolonel Piro Ahmetaj, e ka ngritur shumë lartë stekën e Shqipërisë, në Komandën Supreme të NATOs”.

Së katërti, për rreth 6 vjet në funsionin e Këshilltarit Ushtarak tëPresidentit, nga “pesha e nderimit dhe barra e përgjegjësisë, kam qenë edhe më i përulur edhe më i motivuar se në të gjitha funksionetqë kam ushtruar brenda dhe jashtë vendit në këto 15 vitet e fundit, për të prodhuar produkte dhe këshilla strategjike sa më cilësore për Presidentin e Republikës, më posaçërisht për të mbështetur Kreun e Shtetit në ushtrimin e përgjegjesive kushtetuese të Komandantit tëPërgjithshëm të FA dhe Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Megjithatë, më duhet ta theksoj se “lamtumirë uniformë”, ka lidhje me daljen në rezervë, me përmbylljen e karrierës ushtarake 36 vjeçarenë FA, dhe nuk ka asnjë lidhje me funksionin e Këshilltarit Ushtarak. 

Po ashtu, më duhet ta them se, nga përgjegjësia zyrtare “kapërceva kufizimet e uniformës”, për të kontribuar në modernizimin e sistemitsigursisë dhe dekriminializimin e Komisionit të Sigurisë Kombëtare; përmirësuar kontrollin dhe harmonizuar balancat kushtetuese, për tëmos lejuar politizimin; për të mbjellë frymën e konsultimeve dhe konsensusit sa më të gjerë; për të mos lejuar (sh)përdorimin propagandistik të kapaciteteve të FA; gradimet/çgradimet politikekorrupsion me Planin e Përhapjes, objektet, infrastrukturat dhe burimet e mbrojtjes së FA; ulja, deformimi dhe shpërdorimin e buxhetit të mbrojtjes, etj.

Të dashur ushtarakë! Nuk po them se në 36 vjet kam qenë i pagabueshëm, por ju siguroj se si nxënësi i Colin Powell, kam mësuar shumë si nga arritjet ashtu dhe nga gabimet. Në këto 36 vjet kam qenë “normalisht” i shoqëruar edhe nga zhgënjimet, mosmirënjohjet, xhelozirat, cinikët, sekserët, thashethemet, me të cilat “kam bërë paqe me veten”, pasi jam udhëhequr nga parimi i Winston Churchill: “nëse të kafshon një qen, dhe ti kthehesh të ndukësh qenin, ke humbur destinacionin”!

E fundit, por jo nga rëndësia, me rastin e kësaj ngjarje dëshiroj tishpreh konsideratën dhe mirënjohjen me emër për emër, eprorëve, kolegëve, bashkëpunëtorëve, miqëve të panumurt brenda dhe jashtëvendit, që më kanë shoqëruar në këtë udhëtim të sukseshëm 36 vjeçar. 

E vetmja keqardhje që ndjej sot (s`bëj askënd fajtor), është që kemi “dështuar me sukses”, që të krijojmë një traditë-respekti, sjellje dhe kulturë perëndimore, për largimin e ushtarakëve, si dhe për çdo profesion tjetër, që kontribuon një jetë në shërbim të familjes, Atdheutdhe shoqërisë. 

Pa mëdyshje, familja është gjithçkaAtdheu fillon te pragu i shtëpisë. E kam përmendur disa herë, që vetëm për shkak të karrierëstime jashtë shtetit, eshte bere e mundur edukimi 10 vjeçar i dy fëmijëve në shkollat perëndimore (Romë, Bruksel, Hagë, Londër, Harvard), arritja dhe përgjegjshmëria e të cilëve më bën shumë krenar. Nga ana tjetër, ky fakt, do të vijojë të mbetet për mua dhe fëmijët “burim i pashtershëm i mirënjohjes dhe detyrimit ndaj vendit”. Ndihem përulësisht i detyruar, që në këtë udhëtimin 36 vjeçar (jo të lehtë), bashkëshortja, Lindita më ka shoqëruar me urtësi, modesti, dinjitet si dhe përkujdesje shëmbullore.

Çfarë do bësh në të ardhmen, më pyesin këto ditë shumë miqjashtë dhe brenda vendit? Fillimisht do përmbyll disa angazhime,disa projekte vlerësimi me Kolegjin e NATO-s, Qendrën Marshall;NDU, Qendrën e Çikagos për Sigurinë Globale, USA, etj. Për më tej,garantoj se i çliruar nga “prangat e uniformës” mbetem edhe më i motivuar të kontribuoj me eksperiencë, ekspertizë, përulësi dhe përgjegjshmëri shtesë, për modernizimin e sistemit të sigurisëkombëtare. Ajo që mundet të nënevizoj nga sot është Shqipëria ka nevojë kritike të ndërmarrë një debat gjithëpërfshirës, për të konsideruar dhe udhëhequr një projekt mbarëkombëtar (dhe më gjerë) me strategji, marrevëshje, projekte dhe kapacitete të përbashkëta në dobi të sigurisë së qytetareve, stabilitetit të demokracisë funksionale, dhe promovimit të interesave kombëtare. 

Gjeneral ® Piro AHMETAJ, ish:

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të Republikës;

Zëvëndës Shef i Shtabit të Përgjithem të FA; 

Përfaqësues Kombëtar në Komandën Supreme të NATO-s.

Shënim: Do i lutesha redaksisë së gazetës, që ta shoqerojë këtëmesazh-lamtumirë, me CV-në, si dhe disa photo nga ky udhëtim!

Share: