Home KRYESORE Sondazhi ngre alarmin për krimet brenda familjes

Sondazhi ngre alarmin për krimet brenda familjes

Emisioni Opinion ka trajtuar mbrëmjen e kësaj të hëne dy vrasjet makabre që tronditën vendin. Gazetarët e aktualitet dhanë detaje mbi vrasjen e 52-vjeçares Drita Saliaj si dhe për vrasjen e Enkeleda Çapokut nga kunati i saj.

Ndërkohë në faqen zyrtare të emisionit Opinion në Facebook qytetarët janë pyetur me anë të një sondazhi.

Vrasjet e fundit, a po rritet krimi brenda familjeve? Kësaj pyetjeje i janë përgjigjur rreth 4500 votues.

92 përqind mendojnë se ky është një problem mjaft shqetësues ndërsa kërkojnë që institucionet e drejtësisë të jenë më të ashpra në dënime./ Opinion.al

Share: