Home I pakategorizuar Thanë në pervjetorin e bombardimeve mbi ish Jugosllavi

Thanë në pervjetorin e bombardimeve mbi ish Jugosllavi

Pandeli Majko: 15 vjet me pare, qielli i Tiranes dhe hapesires shqiptare gumezhiu nga avjonet e Aleances me te madhe te historise se njerezimit. NATO filloi bombardimet mbi rregjimin e Miloshevicit. E “perkedhelura” e Europes, me emrin Jugosllavi shenoi fundin e saj zyrtar me kete bombardim. Kombi yne i vogel, per here te pare ne histori, nuk ndihej jetim. Si sot 15 vjet me pare SHBA dhe Europa i doli ne mbrojtje nje kombi te vogel por i vjeter sa historia. Mirenjohje per miqte e shqiptareve. Mirenjohja eshte si lulja dhe nuk mbin ne cdo lloj kopeshti. Urime Kosova ime!

Tritan Shehu: 15 vite pas fillimit te nderhyrjes per ndalimin e masakres millosheviciane ne Kosove. Shqiptaret sot jetojne kudo te lire dhe ne demokraci. Ne dhe Ballkani, gjithnje dhe me shume pjese e Perendimit. Kjo fale Aspirates sone te madhe shekullore. Fale mbeshtetesve e aleateve tane te medhenj, kampioneve te demokracise e lirise. ShBA ne radhe te pare. BE dhe vendeve anetare. Clinton e Blair. Ndryshimi i rrotes se historise per shqiptaret filloi me demokratizimin e Shqiperise. Hapat e ardheshme- intergrimi yne i plote europian. Presidenti Clinton, 24 Mars 1999, Shtepia e Bardhe.

Elena Kocaqi: Sot mbushte 15 vjet nga nderhyrja amerikane ne Dardani. Nje nderhyrje qe i cliroi shqiptaret nga dhuna e organizuar shtetrore serbe. Sot ne fakt eshte pavarsia e vertet e shqiptarve te Dardanise pasi nderhyrja e Fuqive me te Medha te globit ishte ne anen e tyre dhe kjo per here te pare ne historine e shqiptarve. Nese ne 1912 shqiptaret kishin ne anen e tyre Austrine, kesaj radhe paten jo vetem Ameriken por edhe pjesen me te madhe te ish Fuqive te Medha. Ta gezoni lirin tuaj dhe mirenjohje per jete Amerikes per ate qe beri per shqiptaret. Shqiptaret nuk duhet te harrojne por duhet te kujtojne gjithmon ata qe ju jan gjendur prane ne castet e tyre me kritike. Uroj te vijne dite me te mira per shqiptaret.

Denion Ndrenika: Asnjë institucion në Shqipëri, as partitë, madje as kryeministri i luftës së Kosovës, deri tani nuk kanë thënë asnjë fjalë, as me zë, as me figurë dhe as me ndonjë status në rrjetet thashethemixhinj “fejsbuk” apo “ciu-ciu” për përvjetorin e 15-të të fillimit të bombardimeve të NATO-s për çlirimin e Shqipërisë Verilindore që quhet “Republika e Kosovës”. Gjejnë raste e publikojnë foto e ca radhëzë takimesh pa ngjyrë apo për ngjyrat e Ditës së Verës, por jo për 24 marsin 1999. Dhe, pastaj heshtin, bëhen zëmekur, harrojnë përkushtimin që kanë dëshmuar asokohe dhe nisin ngadalë të humbasin të rëndësishmin njerëzillëk. Sqarim: Ky status është i ndarë nga përpjekjet profesionale për përçimin e ngjarjeve për çdo vit dhe as nuk lidhet “me Saliun”.

Aleksander Cipa: Sot eshte nje pervjetor i shenuar ne historine e re te kombit tone. Clirimi i Kosoves, por me se shumti aleanca globale me fatin tone kombetar, meritojne nje mirenjohje per aktin gjenial te ndermarre fale vendimit te Presidentit amerikan Bill Klinton. Eshte ai President qe nje pjese e medias europiane e cilesonte Planetari Klinton. Zoti ia befte drite dhe behar jeten e Tij!

Kjo eshte nje dite qe shqiptaret te mos harrojne kurre se per kombin e shtetet tona arberore “Dielli lind nga Perendon”. Kjo eshte nje dite qe na ben me dije qysh prej se lashti se mund te udhetojme neper historine e ardhme per te qene nje trup natyral-Shqiperi-Kosove. Destinacioni dhe perkatesia jone europiane jane e vetmja mundesi per ta mbajtur ne kuptimin e pashbeshem strofen e himnit kombetar:”Dhe Zoti vete e tha me goje/ se kombe shuhen permbi Dhe/Por Shqiperia do te rroje/per te, per te, punojme ne”. ! Si sot, ne vitin 1999 shqiptaret moren nje prove dashurie globale per te drejten e tyre, lirine dhe shtetesine e Kosoves….

Avni Dervishi: Ajo çka harrohet edhe përsëritet. Prandaj mos ta harrojmë kurrë të kalurarën tonë. Ne që jemi shtetas të vendeve anëtare të Unionit Euroian, ne duhet gjithsesi të dalim e të votojmë tash në muajin maj kur do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Europian. DIASPORE: Takoni kandidatët e të gjitha partive të ndryshme dhe kushtëzojauni votën e juaj me përkrahjen e tyre trojeve tona etnike psh formimin e komunës së Tuzit (Mal të Zi), të drejtat e shqiptarëve në Luginë, regjistrimin e banorëve shqiptarë në Maqedoni e Diasporë, debllokimin e izolimit të Kosovës, përkrahjen Shqipërisë etj etj). Brukseli ka mundësi të ndikojë e bëjë presion edhe në vendet që aspirojnë antarësi. Suksese.

Share: