Duket qarte (e deshiroj te gabohem me gjithe zemer) qe me afrimin e 70 vjetorit te mbarimit te LANC-it qe perkon edhe me 70 vjetorin e vendosjes se diktatures komuniste ne Shqiperi, ka nje lobim mediatik e ndoshta edhe politik, per rehabilitimin e figures se Enver Hoxhes. Se cfare do te ndodhe ne muajt ne vijim nuk di te them dhe po perpiqem te shoh qarte e me qarte. Nderkohe shtypi italian dhe bashkesia hebraike kane “kryqezuar” Beppe Grillo-n per nje perdorim fyes te ceshtjes se holokaustit. Ndjeshmeria ndaj kujteses historike dhe vuajtjes se njerezve nuk preken aty ku demokracite jane te mbeshtetura mbi vlera…Lobimi per rehabilitimin e diktatorit ne Shqiperi me ben te mendoj mungesen e ketyre vlerave qe nuk jane vetem standarde teknike, por reflektim i shpirtit te thelle te nje bashkesie njerezore.