Home I pakategorizuar Kukës, ikën në Gjermani, zbrazen shkollat, reduktohen klasat e para

Kukës, ikën në Gjermani, zbrazen shkollat, reduktohen klasat e para

Në Kukës për shkak të fenomenit të largimit për azil drejt Gjermanisë janë boshatisur shkollat e ciklit 9-vjecar në qytet dhe rrethinat. Më i ndjeshëm fenomeni është në klasat e para, ku këtë viti shkollor nxënësit e regjistruar kanë plotësuar vetëm një klasë nga 4 paralele që kishte zakonisht.

Kukës-Largimi i dhjetëra familjeve kuksiane drejt Gjermanisë ka sjell mbylljen e disa klasave në shkollat e ciklit 9-vjecar të qytetit dhe zonave përreth.

Numri i nxënësve të rregjistruar këtë vit shkollor është disa herë më i ulët nga sa pritej.

Në dy shkolla 9-vjecare është plotësuar vetëm një klasë e parë nga tre apo 4 paralele që ka pasur vitin e shkuar.

“Është për tu vecuar rënia e numrit të nxënësve. Nga dy klasa paralele klasë e parë, është vetëm një me 28 nxënës”, shprehet drejtoresha e shkollës.

Ndonëse nuk ka një shifër zyrtare të numrit të personave të larguar drejt Gjermanisë, nga Kukësi dhe Njësitë Administrative të tij dyshohet se janë larguar rreth 7 mijë persona, mes tyre edhe shumë fëmijë, nxënës të ciklit 9-vjecar.

Share: