Home KRYESORE Portali “Zgara e habereve”

Portali “Zgara e habereve”

Nga Luan Kurti

Morning brothers! Pas tymses së dytë në parlamentin e Kosovës, Albinin e Vetëfundosjes, kana zënë ta thërrasin “Albin Kimiku”. Paralmentarët para se të hyjnë në sallë janë instruktuar nga policia të kontrollojnë gatishmërinë e kundragazëve. Vazhdojnë polemikat midis FSHF-së dhe De Biaz Ganiut. Palët nuk po bien dot në pazar. Suksesin për kualifikimin e pretendojnë të dyja palët. Të parët kanë asin nën mëngë, Taren, i dyti po ua luan syrin grekëve. Në këtë situatë nuk dihet se sa e sinqertë është deklarata e vajzës së De Biazit, se do bëj tifo për Shqipërinë. Sidoqoftë përfundimi, federata i ka gati pankartat: “De Biazi hero” dhe “De Biazi tradhtar”. E sigurtë është se po s’ranë në ujdi italiani rrezikon ta ketë emrin në pllakën në hyrje të stadiumit të ri në kryeqytet. Qirie Dule, u ka kërkuar ndërkombëtarëvë që fletët e votimit të jenë edhe në greqisht. Sepse duke u mohuar gjuhën e mëmës minoritarëve, gabimisht kanë votuar për baballarët kopila. Sherri i madh në TV Klan, midis Stefanit dhe Zogajt. Akuza të ndërsjellta, për spiun dhe papargjegjshmëri. Situata degradoi me kërcënime kur Preçi tha se do ja ngulte Stefanit vendimin e pafajësisë së gjykatës në ballë me gozhdë, mu si Krishti në kryq. Kamerat nuk fiksuan momentin kur me pathos Stefani deklaroi: “le të jem unë dëshmori i parë i pluralizmit dhe ëndrrës për Shqipërinë Europiane, por ti do të jesh tradhtari i parë!”… Teliosëm edhe për simera qirie sto qiri, palikari! Ja hara!

Share: