Home KRYESORE Shqipëria duhet te çoje ne bankën e te akuzuarve politikane…

Shqipëria duhet te çoje ne bankën e te akuzuarve politikane…

Studiuesi i Qendrës për Analiza të Politikave Evropiane,Janusz Bugajski ka thënë për VOA se Shqipëria ka shënuar përparim, përfshirë sigurimin e statusit të vendit kandidat për Bashkimin Evropian, por ai ka përmendur si probleme themelore korrupsionin, polarizimin, institucionet që nuk gëzojnë besim, mungesën e reformave në sistemin gjyqësor dhe lidhjet me kriminalitetin.

“Të them të drejtën unë do të doja të shihja përsa i takon korrupsionit jo vetëm një hetim në nivelet e larta, por një arrestim, një gjyq të ndonjë zyrtari që ka vjedhur nga shteti nga republika. Për fat të keq këta personazhe shumë dredharakë edhe kur janë hetuar, arrijnë t’i shmangen përgjegjësisë për veprimet e tyre”, – duke shtuar -“Por mendoj se ajo që është e nevojshme është një gjyq i hapur, një proces i hapur, ku një ish-ministër i qeverisë që është e qartë që ka qenë i përfshirë në korrupsion, ka vjedhur nga publiku, të marrë vendimin e e duhur nga drejtësis딝.

Zoti Bugajski ka përmendur raste kur masa të tilla janë marrë si për shembull arrestimin e kryeministrit të Kroacisë për skandale korrupsioni, shkarkimin e Presidentit të Lituanisë për lidhje me biznese jo të pastra dhe proceset gjyqësore ndaj zyrtarëve të lartë në Rumani….

Share: