Home KRYESORE A ka të Djathtë ky vend…?

A ka të Djathtë ky vend…?

Artan Gjergji, ekspert i ekonomisë dhe tregjeve financiare i kujton politikes shqiptare qe ata duhet te konsiderojnë edhe ideologjitë e tyre përkatëse dhe jo vetëm te konsiderojnë rrugën me te shkurtër drejt pushtetit. Etja për pushtet e politikaneve shqiptare ka  bere një “mish mash” i cili te bën te pazotin te shquash se cila nga partitë politike është e majte dhe cila e djathte!

Ja cfarë shkruan Artan Gjergji:

“Ne vendin tim, opozita (gjoja) e djathte proteston para Parlamentit pse qeveria nuk ndërhyn qe t’u gjeje treg apo subvencionoje fermerët e mollëve ne Korçe. E dine ketë… qe parimet e djathta janë kundër Etatizmit (qe dmth prezence e madhe e Shtetit ne ekonomi). E dine ketë qe doktrinat e djathta nuk e njohin fjalën subvencion, por si kryefjale kane fjalën TREGU? Kur do vije koha qe PD-ja te pastrohet nga reminishencat e fundit te bolshevizmit ?!

Te gjitha doktrinat politike kane ne thelb mbështetjen ekonomike (edhe te sektorëve te caktuar) dhe rritjen e mirëqenies se qytetareve, por mënyrat qe zgjedhin janë te ndryshme. E djathta i jep prioritet sipërmarrjes,  iniciativës, akumulimit te kapitalit, lënies se lire etj., ndërsa e majta i jep prioritet kohezionit social, drejtësisë sociale, barazisë (pavarësisht meritave apo mundimit) Thëne kjo …. e djathta NUK subvencionon, por e djathta UL TAKSAT duke nxitur akumulimin e kapitalit.

Edhe pse ne pamje te pare duket si e njëjta gjë (nga këndvështrime te ndryshme) realisht nuk është e njëjta gjë, pasi studimet empirike kane treguar qe subvencioni jo vetëm qe nuk jep efektin e dëshiruar (paraja e marre qyl shpërdorohet me kollaj), por kane krijuar efekte negative ne treg pasi krijojnë deformime te çmimeve te tregut duke mos dhëne as efektin social te dëshiruar (ne mbështetje te sektorëve te caktuar). Ndërsa ulja e taksave, e akumulon kapitalin me shpejtësi direkt ne xhepat e sipërmarrësve duke i nxitur ata te ta ri-alokojne ne ekonomi me me eficience e me me shpejtësi. Keto s’po fus efektin preferencial qe ka subvencioni (u shpërndahet vetëm bizneseve afër qeverise dhe rrit korrupsionin), ndërkohe qe taksat e ulëta se bejne dot këtë efekt përjashtues.

Lidershipi i PD-se duhet te mendojë qe oferta e tyre politike te përfshije rrugët dhe politikat për te nxitur konkurrencën ne treg, apo ngritur mekanizmat e nevojshëm qe facilitojne qarkullimin e mallrave mbi bazën e kontratave, nga fermeri deri tek tregtari i pakicës (marketi i lagjes). E djathta dhe rregullon kuadrin ligjor, lehtëson burokracirat, i jep fryme konkurrencës dhe eficiences ne treg mbi bazën e konkurrencës se lire e te ndershme.

Per te ardhur tek fermerët e mollëve ne Korçe, era e politikave ekonomike “proteksioniste” ka te paktën nja 30 vjet qe ka mbaruar, tani flitet për “marrëveshje te tregtisë se lire”, kemi konventa e MTL te firmosura nga dy-paleshet e deri tek CEFTA, e jemi duke vrapuar drejt BE-se. Pervec kësaj, ne ekonomi ne ndërkombëtare ka një parim qe quhet “riciprocitet”. Kjo dmth qe nëse ne aplikojmë kuota apo tarifa doganore ndaj mollës maqedonase, pervecse se shkelim konventa ndërkombëtare (te nënshkruara), do te përballemi edhe me reciprocitetin doganor te Maqedonisë.

Kështu qe është e pamundur te mbrojmë produktet shqiptare nga konkurrenca e produkteve te rajonit. Ne vend qe te qahemi e mallkojmë apo kerkojme qiqrra ne hell, e vetmja mundësi janë rregullimet ligjore për standardizimin e tregut, e deri tek ulja e fuqishme e taksave ne ato sektore qe kane nevoje apo ku mendohet se kemi avantazhe konkurruese.

Fjalia me populiste qe “shteti t’u gjeje treg produkteve” janë nostalgjizma te mbetura nga ekonomia e centralizuar. Ne ekonominë e lire te tregut, shteti lehtëson (ulje taksash, heqje barrierash, standardizim procedurash, heqje licencash, reduktim burokracirash etj) dhe eshte aty garanti i konkurrencës se lire e te ndershme (gjykatat, autoriteti i konkurrencës etj).”

Share: