Home KRYESORE Aleanca Kuq e Zi e shqetësuar nga rreziku i Sirianeve ne Shqipëri…

Aleanca Kuq e Zi e shqetësuar nga rreziku i Sirianeve ne Shqipëri…

Aleanca KuqeZi nëpërmjet një komunikimi me shtypin apeloi kundër pranimit të pakufizuar të mijëra azilkërkuesve nga Siria, Afganistani, Iraku dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme ne Shqiperi. AK duke i apeluar diplomacisë amerikane dhe Bashkimit Europian mendon se shteti dhe qeveria shqiptare nuk i ka kapacitetet për t’i garantuar mijëra refugjatëve të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe nënvijëzon se kjo mund te prezantoje rrezikun qe Shqipëria të shndërrohet në një rrezik për stabilitetin në rajon dhe urë e terrorizmit të lindjes drejt perëndimit.  - Shqipëria duhet të lejojë vetëm një numër të vogël refugjatësh në bazë të kapaciteteve të sigurisë dhe burimeve financiare” thuhet ne këtë komunikim për shtyp duke sugjeruar qe Shqipëria të refuzojë dhe të mos pranojë mijëra azilantë pa limit!

Sipas mediave qeveria “Rama” mund te përdore një mundësi te tille për te marre ftesën për hapjen e negociatave te Shqipërise me BE…

Share: