Shtetasi shqiptaro amerikan Bledar Prifiti, një pene e njohur ne shtypin shqiptar dëshiron ti tregoje praktiken amerikane te tatimeve dhe eksperiencës se tij te kuponit tatimor ne USA kryeministrit Edi Rama i cili se fundi i është përgjigjur kritikave te Dhomës Amerikane te Tregetise duke i pyetur ata cila është eksperienca e kuponit tatimor ne USA! Sigurisht qe nuk fshihet edhe emocioni ne rreshtat e Priftit i cili ka qene mbështetës i zjarrte i se majtës socialiste kur ishte ne opozite dhe kundërshtar i qeverisjes se Sali Berishes. Ja cfare shkruan Prifti ne profilin e tij ne Facebook:
“Po e jap une pergjigjen:
Se pari, ne USA, nuk ka Ed Rame t’i kërkoi klientit apo ta pyesë atë nëse e mori kuponin tatimor apo jo. Klienti do e merr do s’e merr, do e tregon do s’ e tregon.
Se dyti, ne USA, ka biznese te vogla te cilat punojnë me “cash” (me para ne dore) dhe qe evitojnë kuponin tatimor. Këtu futen edhe berberët dhe hamallet. Kjo sjellje e tyre nuk eshte ligjore, por ajo tolerohet nga shteti.
Se treti, ne USA, bizneset e vogla kane taksa shume te ulëta dhe gezojne privilegje te ndryshme, përfshi këtu edhe mos-detyrimin për t’i dhëne punëtoreve sigurim shëndetësor, apo leje afatgjata.
Se katërti, ne USA, rreth 45% e forcës punëtore nuk paguan taksa ose I marrin ato mbrapsht ne fund te vitit.
Se pesti, ne USA qeveria nuk drejtohet nga arrogante dhe injorante, por nga shtetarë dhe profesioniste.
Se fundi, ne USA, Kongresi nuk është I mbushur me përfaqësues te mafies e krimit, por me përfaqësues te popullit dhe ligjit.