Home KRYESORE Blush, pse nuk kemi asnjë shkolle me emrin e Abdyl Frasherit?

Blush, pse nuk kemi asnjë shkolle me emrin e Abdyl Frasherit?

Ndricim Mehmeti

Ben Blushi ka terhequr vemendjen e jo pak njerezve, ne mbremjen e djeshme i ftuar nga Arian Çani. Eshte bere e modes, qe para çdo libri qe hidhet ne treg, Blushi te thirret prej ish-kolegeve te tij dhe te jap sqarime, prej politikes, historise e letersise e deri tek situata psikosociale e popullsise. Nje qole e radhes per ta bere librin me te shitshem.

Pertej kesaj me beri pershtypje sesi jo pa qellim, ngaterroi Mit’hat Frasherin me Mehdi Frasherin. Madje Blushi ish-minister i arsimit mes shume posteve te tjera, shprehu habine sesi djali i Abdyl Frasherit u be kolaboracionist? Tani me duhet te pyes Blushin qe e di se nuk ka pergjigje, nuk don dhe s’ka per te kthyer pergjigje: Sesi eshte e mundur qe emri i A. Fasherit qe eshte quajtur ndryshe babai i platformes per autonomi te trevave shqiptare, nuk eshte jetesuar ne asnje shkolle te Republikes se Shqiperise.

Si eshte e mundur qe gjen me dhjetra shkolla me emrin e vellezerve te tij, Naim e Sami Frasheri dhe asnje shkolle me emrin e Abdylit. Duke shkuar me logjiken e Blushit per Lef Nosin, e ftoj ate dhe kedo te me gjej nje dhe vetem nje rast ne bote, ku meqenese u denua djali prej regjimit komunist, u la ne harrese i gjithe kontributi i Abdyl Frasherit. Ende sot per turp te te gjitheve asnje shkolle, asnje institucion arsimor nuk ka emrin e ketij veprimtari te shquar te Rilindjes sone Kombetare.

Share: