Home KRYESORE E pastaj thone qe ky vend do behet…

E pastaj thone qe ky vend do behet…

Nga Mirela Bogdani

Pertej tragji-komizmit te ligjvenesit me arsim 8-vjecar qe ju shtua dje parlamentit te Republikes Ballkanike te Bananeve, u rievidentuan ne menyren me flagrante dhe te turpshme probleme qe nga financimet e dyshimta te fushatave elektorale (ky tipi kish dhene 500 mije euro per ta pare veten ne liste deputetesh – dhe askush nga partia perfituese nuk ben nje mea culpa, ndonese dhe ne shkelje te kodit zgjedhor), apo sistemin tone difektoz zgjedhor ku kryetaret e partive vene e rankojne ne lista njerez anonime pa asnje kredencial politik (vetem me dy takime dhe nje darke 8 mije euroshe kaubojsi e pa veten ne liste deputetesh). Se per kredenciale intelektuale, qytetare e arsimore parlamentin albanez e ka marre lumi prej kohesh…dhe pa kalu te “kredencialet” e tjera te lezhjanit milanez qe la kantierin e ndertimit per parlamentin, qe ben dhe statuse per integrimin me nje shqipe ulerime, apo qe shkon ne diten e pare ne parlamentin e popullit me fukara te Europes me makinen super te shtrenjte te kumbarit Pacino! E pastaj thone qe ky vend do behet!

Share: