Ndërsa Ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu konstaton se kryebashkiakët lëvizin me makina të zeza, benza Mercedez, BMW, etj, Â tha se kjo nuk ishte mënyra e duhur për të shpenzuar paratë e qytetarëve dhe donacionet e huaja, duke sugjeruar se duhet të mendonin, nëse kjo është mënyra që votuesit tuaj duan që ju të përdorni paratë e tyre.
“Nëse zyra juaj është më e këndshme se dyqani i bukës apo e postës, në zonën tuaj, sërish shpresoj që do të mendoni: A do të shpenzoheshin më mirë këto para për mbledhjen e plehrave, apo përmirësimin e shkollave apo ndërtimin e parqeve? Vlerësoj kryetarin e Bashkisë së Tiranës i pari që refuzoi Mercedezin e zi të bashkisë dhe në vend të tij mori me qera një Tojota të vogël. Shpresoj që të jetë drejtimi për të gjithë brezin e ri të drejtuesve vendorë”, theksoi ai.
Për kryeministrin Edi Rama, ndërsa merr pjese ne inaugurimin e ambienteve të ri-konstruktuara të Bankës së Shqipërisë dhe të përurimit të muzeut të këtij institucioni, ky investim i madh nuk është aspak luks i tepruar!
“Ky investim i bërë, që mbase siç edhe investime të tjera, për njerëz që janë të prirur të shohin vetëm sipërfaqen e zërave mund të konsiderohet një luks i tepërt, por ndërkohë, për sa më takon mua dhe për atë çfarë ka nevojë ky institucion me kaq rëndësi për vendin tonë, ky investim nuk është aspak një luks i tepërt, por një investim i bërë në kohën e duhur dhe vendin e duhur për t’i dhënë institucionit atë që i takon”, deklaroi kryeministri Rama.