Home KRYESORE Edi Rama nga standardet evropiane te ardhjet Siriane…

Edi Rama nga standardet evropiane te ardhjet Siriane…

Nga Artur Nura

Dje, besoj se te gjithë e mbani mend se kryeministri Edi Rama kur erdhi ne pushtet dhe u ballafaqua me problemet e brendshme te renda te vete Evropës te cilat pezulluan zgjerimin e Bashkimit Evropian, tha se ne duhet te ndërtojmë ne Shqipëri modelin evropian te standardeve te tyre pavarësisht realitet politik ne familjen e madhe politike te Kontinentit.

Sot, me sa duket ka ndryshuar qasje kryeministri ynë ndërsa flitet dhe ka shume gjasa qe Shqipëria te pranoje se shpejti refugjate siriane nga vendet e Bashkimit Evropian (rreth 75.000 është shifra e përmendur) ne këmbim te ftesës për hapjen e negociatave me këtë te fundit! Burime mediatike e kane konfirmuar këtë tentative te qeverise “Rama” nëpërmjet negociatave te ministrisë se jashtme .

“Padyshim, edhe Shqipëria ka rolin e saj në këtë moment kaq delikat dhe kaq të rëndësishëm për atë që jemi dhe për atë që do të jemi nesër të gjithë së-bashku, si evropianë.” – deklaroi kryeministri Rama ne Bruksel ne Samitin e liderëve te Ballkanit dhe Europes Jug Lindore te organizuar nga Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker dhe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel  ne kuadër te krizës se refugjateve.

Konkluzion, besohet se është një zhvillim shume cilësor i demokracisë funksionale te tentosh ta marrësh BE duke i rene nga Siria…

Share: