Home KRYESORE Histori Berberesh

Histori Berberesh

Nga Artur Nura

Kryeministri i Shqipërisë “(Sali Berisha)në një intervistë me të cilën justifikonte të shkuarën, tregoi dhe për një berber që paskësh thyer foton e diktatorit dhe ai vetë, ish komunisti i atëhershëm e kishte justifikuar atë xhest me numrin e syzeve të tij…, duke u përballuar kështu vetë me kritika në organizatën bazë…!

“Një kryeministër që sjellë në vëmëndjen publike historinë e tij politike me një berber!” thanë shumë prej tyre! Nuk munguan ata që e konsideruan atë histori të sajuar! Personalisht, kujtova se sa individë të thjeshtë si ai njeri i thjeshtë berber…

(askush nuk e di se ku ndodhej tanimë) kanë përfunduar pas hekurave vetëm sepse një moment të caktuar nuk kanë kontrolluar dot veten dhe natyrën e tyre ekspresive. Apo, se nuk kanë patur njohuritë e duhura për të njohur rolin e Heroit në shoqëri! Sa imponohet ai asaj dhe sa e përdor vetë shoqëria dhe në vecanti politika atë, heroin sipas interesave të saj për pushtet…

Pra thjesht për naivitet njerzor që vetëm duhet respektuar! Sot në fakt, njëri prej tyre u percoll nga të afërmit dhe dashamirësit për në banesën e fundit. Ndërsa kish qënë në burg për një xhest të ngjashëm me atë të berberit të Kryeministrit, jo të gjithë i kishin ndejtur aq pranë duke filluar me familjarët, të cilët duhen mirëkuptuar për këtë mënyrë të atëhershme dhe për mosmbështetjen ndaj heroizmit të tij. Këtu s’mendohet të flitet për miqtë e tij të cilët i kishin kthyer krahët…

Sot padyshim disa prej familjareve duke ju referuar burgut të tij politik mund të jenë rreshtuar në partitë politike dhe kanë përfituar. Në fakt disa prej tyre janë pjesë e administratës së lartë dhe në varrim kishte shumë njerëz, pjesa më e madhe rreth shoqëror i tyre!

Në ditët e lirisë dhe demokracisë shqiptare ai vetë, si shumica e këtij grupi njerzish, kishte humbur vrrullin e jetës. Kishte humbur forcën për t’iu gëzuar të jetuarit ashtu sic do të dëshironte. Mosha më e mirë bilogjike dhe shpirtërore ishte konsumuar pas hekurave! Tashmë ai kishte mundësi t’i gëzohej lirisë vetëm në dimensionin njerzor të pleqërisë që sigurisht i kishte ardhur më shpejt se rritmi i zakonshëm i orës bilogjike!

Në varreza të gjithë pas bisedave të pafundme rreth politikës, sportit, artit apo edhe kohës, po prisnin rradhën për tëu përshëndoshur me të afërmit e tij dhe për ti ngushëlluar ata për vdekjen e tij. Ky zakon shumë i vjetër i kulturës sonë tradicionale padyshim dikur ka qënë tejet praktik dhe domethënës! Sot ai vazhdon si inerci edhe pse i ka humbur pjesa më e bukur e respektit ndaj atij që ikën dhe nuk kthehet më! Tashmë pjesëmarrja masive në varrime bëhet më shumë për të respektuar të gjallët, se të vdekurit. Dhe ka më shumë pjesëmarrje kur këta të fundit (pra të gjallët) janë në pozita të shëndosha politiko administrative!

Po unë c’ne në këtë varrim!? ”“ mendova me vete ndërsa rrija midis atyre të panjohurve duke futur këtu edhe të afërmit e tij që nuk i njihja personalisht! Ai për mua ishte një ndjekës i apasionuar i punës time të përditshme modeste. Po, sigurisht që më kishte treguar për jetën e tij dramatike dhe për stoicizmin e tij ndaj saj. Aty personalisht isha vetëm për të që me ikjen e tij nga kjo botë po më tregonte një histori tjetër njerzore me funeralin e tij. Një histori të vërtetë “beriberi” ndoshta si të atij për të cilin nuk dihet pse, vetëm së fundi foli edhe kryeministri ynë…

Share: