Home KRYESORE Ish deputeti i socialist i Vlorës kritikon qeverinë për përmbytjet!

Ish deputeti i socialist i Vlorës kritikon qeverinë për përmbytjet!

Eltar Deda ish deputeti socialist i qytetit te Vlorës pas përmbytjeve ne ketë qytet e me gjere shkruan ne profilin e tij ne Facebook se ka ndjekur këto dy dite pamjet vërtet shume te renda te qytetit tij te Vlorës. Ne këtë status nuk mungon kritika ndaj qeverise se tij dhe autoriteteve lokale te cilat rezultojnë ti përkasin se njejtes parti, asaj socialiste.

Ja ç’shkruan ai:  Përmbytje te perseritura si asnjëherë tjetër.
Jam me çdo qytetar te Vlorës i cili ka pesuar deme nga “inati” i motit ma ate qytet dhe me ata banore shume te mire.
Jam ne krah te strukturave shteterore dhe i mbeshtes ato fuqishem per perpjekiet qe po bejne. Si ato qendrore por edhe ato lokale.
Me vjen mire qe biznesmene te Vlores kane hapur bizneset e tyre ne sherbim te te demtuarve.
Por Vlora dhe qytetaret e saj nuk duhet te shohin me pamje te tilla qe nga viti ne vit perseriten me keq. Nderhyrja e menduar dhe me urgjence aty ku vertet shmang keto permbytje eshte gjeja me vendimtare.
Vlora ka nje kanal te ujerave te sipërme i cili eshte zaptuar me barbari nga qytetare te ardhur nga zona te ndryshme te vendit. Me hire dhe me pahire sipas rregullave te shtetit ata duhet te largohen dhe qeveria te kryeje investimin e duhur. Ndryshe cdo investim kudo pa e liruar qytetin nga siper do sjelle perseri permbytje.
Kam besimin e palëkundur se qeveria do te beje kete here investimet e duhura per qytetin tone te bukur.”

Share: