Home KRYESORE Jozi “gjun” peshk në Bunë…

Jozi “gjun” peshk në Bunë…

Nga Luan Kurti

Kalimera qirie! Berisha ka shkuar një ditë para Bashës në takimin e PPE-ve në Spanjë. Si, a e pyeti Berisha- Lulin? Po Lulin ka ca kohë që nuk e pyet as portieri i shkallëve, jo më doktori “historik”. Mikpritësit kanë rënë në hall: është vetëm një karrige për dy “B” të e shqipove. Si zgjidhje është vendosur ta bëjnë me letër me vrimë. Humbësi, sa kohë të vazhdojë konferenca, do shkojë të shikojë ndeshjen me dema, falas. Sipas një studimi 35% e gjyqtarëve në Shqipëri kanë mbi 300 mijë dollarë pasuri. Po kaq përqind llogariten të varfërit që jetojnë me më pak se dy dollarë në ditë. Kuptohet paratë kanë shkuar nga njëri xhep tek tjetri, sipas thënies “njëra dorë rruan tjetrën!” Ish-ambasadori Uidhërs paska përmendur një shprehje shqiptare: “secilit kapelen pas kokës”. Po disa pa mend kanë kokë aq të madhe sa as thesi nuk do t’ju mjaftonte. Jozi nuk u pa në mbledhjen e kryesisë së PD-së në Shkodër. E irrituar sepse zhele(znovët) e Bashës kishin zbarkuar në qytetin verilindor, Jozi preferoi më mirë të “gjute” krap në Bunë. Në mbyllje një këshillë: Për të rregulluar shijen shihni ndonjë belfije në gazetat onlajn ose në facebuukt. Jasu File!

Share: