Home KRYESORE Kasat fiskale janë problem për te gjithë avokatet …

Kasat fiskale janë problem për te gjithë avokatet …

Shoqata e Avokatëve Penaliste në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, kane kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Financave që detyron avokatët të pajisen me kasa fiskale. Në një takim të zhvilluar te hapur, avokatët kundërshtuan pajisjen me kasa si te panevojshme dhe te pa praktikueshme. Sipas tyre profesioni i avokatit bën pjesë tek profesionet e lira dhe sipas ligjit për ta parashikohet vetëm pagimi i TVSH-së, jo deklarimi i xhiros me kasë fiskale. Shoqata e avokateve penalistë duke paralajmëruar bojkot të të gjitha proceseve gjyqësore në Shqipëri dhe protesta para Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim-Taksave, ka premtuar vazhdimin e betejës ligjore vetëm me “letra”dhe ne rruge formale.

“Kasat fiskale janë problem për te gjithë avokatet. SHAPSH do fitoj këtë padrejtësi dhe pse DISAVE nuk u pëlqen… shkruhet ne nje status ne rrjetin social te Facebook nga kryetari i saj Avokat Saimir Vishaj. Avokatet e Shqipërisë janë te vetmit qe i janë kundervene politikave fiskale te qeverise se majte qe sipas shume grupeve te interesit janë represive.

Share: