Nga Artur Nura
Fëmijët dëshirojnë të rriten
për kukulla kujdesen… duan të jenë prindër!
Të rriturit përballë gjyshërve…
dëshirojnë të jenë përsëri fëmijë,
që pleqëria
kurrë të mos vijë…!
Por…, si Anteut i nevojitet Toka,
njerëzimit i nevojitet kujtesa!
Si Arkimedit pika mbështetëse,
të ardhmes i nevojitet e shkuara!
Së bashku për një jetë më të shëndetshme!
Ashtu si dielli simbolizon jetën,
kujtesa lidh qëndrueshëm njeriun!
Si hëna ndriçon natën me rrezet e saj,
kujtesa ndriçon logjikën me maturi!
Së-bashku të krijojnë të mundshmen harmoni…!