Home KRYESORE Laguna blu dhe përballe kryeministri Rama…

Laguna blu dhe përballe kryeministri Rama…

Gazetari Mero Baze ne editorialin e tij për gazetën “Tema” Pas tërheqjes së një prej investitorëve tek projekti i zaptimit të hapësirave sportive tek “Laguna Blu” thotë se gjithçka tashme është në dorë të kryeministrit Edi Rama dhe organeve të hetimit, për të lejuar të vazhdohet më tej apo jo me këtë projekt skandaloz. “Leje për ndërtim nuk ekziston, pasi leja e dhënë nga Komuna Golem ka skaduar në datën 2 shtator. Për të rinovuar lejen, ata duhet të aplikojnë tek Bashkia Kavajë dhe Agjencia e Bregdetit, që drejtohen nga dy njerëz të afërt të Edi Ramës.” thote gazetari Baze duke shtuar se si qytetar i këtij vendi tashme nuk është me interesuar se cfare do beje Aleksander Frangaj me mënyrat e tija te njohura, por se si do veproje kryeministri Rama për ta kuptuar qytetaret se cfare kryeministri kemi. Për te pare nëse kryeministri qe kemi do pranoje te “gjunjezohet” sic i janë gjunjëzuar modelit te Frangaj shume vartësa te tij apo edhe nga pushteti i shkuar. Nese bën si me pare standardi i vjetër – thote Baze – do te mbetet ne force, dmth ai ku te gjithë ata qe duan te zaptojnë, te marrin leje te paligjshme, te kapin shtetin dhe te poshterojne njerëzit kane kryeministrin ideal për ta….

Share: