Gazetarja Irena Shabani shkruan ne profilin e saj ne Facebook për një rast për te cilin, sipas saj nuk është folur ne Mass-media! Ne fakt edhe ne dijeni tone nuk eshte folur per nje rast te tille edhe ne këtë muajin Tetor i cili eshte i mbushur me projekte sigurisht te majme për te plotësuar traditën e sensibilizimit “me komande” për luftën kundër kancerit te gjirit.
Edhe pse gazetarja Shabani nuk jep fakte për një një ngjarje te tille tragjike, ndoshta për te ruajtur identitetin e zonjën fatkeqe e cila i qenka dorëzuar kancerit te gjirit dhe ka përshpejtuar vdekjen me vetvrasje, sigurisht qe ngjarje te tilla duhet te nxisin autoritetet qe te mos i kerkojne zgjidhjet me aksione dhe projekte parash te krimbura, por me strategji te vazhdueshme sensibilizimi dhe ofrimi asistence ndaj ketyre zonjave fatkeqe. ja cfare shkruan gazetarja Irena Shabani:
“Ne kronikat televizive pikërisht ne muajin kundër kancerit te gjirit nuk është folur për një zonje. Ajo vari veten disa dite me pare, pasi u diagnostikua me këtë sëmundje te tmerrshme. Ajo nuk deshi te përpiqej për tu kuruar, sepse nuk kishte shprese fare se mund te shërohej neper spitalet tona. Ndoshta nuk deshi as te torturonte familjen duke e rrjepur deri ne qindarkën e fundit për te mbushur xhepat e lugetërve me bluza te bardha. Mendoj qe ne te njëjtin litar ajo nuk u var vetëm… Bashke me veten ajo vari aty edhe shtetin e saj, te tonin, te pafytyrin shtet. Te njëjtin shtet qe bën tenderë për te stampuar ca bluza pambuku qe një Zot e di pse nuk kthehen ne gjarpërinj ne trupat e atyre qe janë pergjegjes për një show te rreme…”