Home KRYESORE Mjeku Vargu reagon ndaj ministrise…

Mjeku Vargu reagon ndaj ministrise…

Mjeku i QSUT Petrit Vargu qe njihet edhe per impenjimet e tij politike ne PS dhe LSI, reagon ndaj ministrinse se shendetesise duke thene se po ushtron presion ndaj kompanise pjese e se ciles ai ka qene dhe nuk eshte me dhe ndaj tij personalisht! Vargu qe terheqja e tij nga Kompania mund te vertetohet kollaj ne QKR dhe shton se ne kohen kur ai ishte pjese e Kompanise tenderat ne Shendetesi i fitonte me ofertat me te ulëta duke lene te kuptohet se jo ne menyra abuzuese per te cilat opozita akuzon ministrin Ilir Beqaj. Ja cfare shkruan Vargu ne profilin e tij ne Facebook:

“Shpeshhere, kur drejtuesit e Shendetesise vihen me shpatulla pas muri per disorganizimet qe ndodhin sot ne shendetesi, verej qe del ndonje e-mail anonim neper komente gazetash ku akuzohem se kam nje firme private qe operon ne shendetesi. Sic mund te shihet fare qarte ne Q.K.R, kjo firme eshte shitur ne te largetin 9 shtator 2007 dhe jo sic ka bere ministri ynë i nderuar qe shiti aksionet e firmes vetem kur u be minister.

Gjithashtu me çudit fakti qe kjo firme percudnohet nga disa drejtues te cilet besojne se do te kapin te gjalle “fantazmen” time! Pasi ndaj meje tentohet te kontrollohem ne pune, ne orare te ndryshme për te arritur qëllimin e tyre. Sqaroj publikisht qe firma qe kam pasur te bej deri 8 vite me pare, ka patur nje operativitet brilant ne shendetesi deri ne momentin qe une kam qene èjese e saj dhe ajo (Firma)i ka fituar te gjithe tenderat me cmimin me te ulet ne gara dhe kete gje mund ta vertetoje edhe Z.Minister.

Keto insinuata dhe presione nuk do mundin kurre te me bejne te heq dore nga lufta per nje Mjekësi te denje per nje vend te Europes Lindore, per nje shendetesi te mire-organizuar nga profesioniste dhe jo nga njerëz te rastesishem qe e vetmja menyre pune qe kane eshte arroganca dhe presoni.

Per fjalen e lire kemi luftuar dhe, fjalen e lire do ta mbrojme! Kurre nuk do terhiqemi.”

Share: