Sot zhvillova nje takim ne departament me disa gazetare te afert me sistemin shëndetësor, kryesisht te medias se shkruar, per tu shpjeguar dhe nje here atyre se perse nuk duhen miratuar nesër ne Kuvend ndryshimet, qe propozon Qeveria ne “Ligjin për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik”.
Keto ndryshime do te rrezojnë edhe barrierën e fundit te sigurisë se medikamenteve te ne, duke goditur vete frymën e ligjit ne fjale.
Keshtu hapim nje “porte pa kanate” dhe thellojmë konfuzionin e barnave, qe dominon tregun tone farmaceutik.
Bariera e vetme e tille per importin ne vendin te medikamenteve te prodhuara ne vendet e Ballkanit, qe kërkohet te hiqet, është referimi i tyre ndaj qofte edhe nje vendi te BE.
Kjo nuk bije aspak ndesh me Marrëveshjen CEFTA, se ka te beje vecse me sigurinë medikamentoze e jo me tregetine e lire.
Propozimi i ynë është qe ato ndryshime te mos realizohen nesër, te krijohet ndërkaq një komision ekspertesh vendas dhe te huaj te zyrtarizuar nga EMA e OBSh.
Ai komision te vendosi për barrierat e sigurisë ndaj medikamenteve te prodhuara ne vend (dhe këto lëne shume për te desheruar ), ndaj atyre te prodhuara ne Ballkan dhe generikeve ne teresi.