Pertej optimizmit mbi shtimin e numrit te bizneseve te rregjistruara ne QKR, gje qe eshte e vertete per shkak te “aksionit” anti-informalitet (mua me pelqen te flitet per formalizim te sektorit informal), si dhe te dhenave pjesore per rritjen e numrit te punonjesve te siguruar (pra te regjistruar), mendoj se institucionet shteterore duhet te rishikojne politikat ekonomike qe ndjekin… Te jemi te drejtperdrejte: renia e konsumit te brendshem, e importeve dhe e eksporteve ne te njejten kohe eshte tregues i stanjacionit ekonomik (ne rastin me te mire) dhe i recensionit (ne nje vend ku statistikat publikohen rregullisht). Ne te kundert… merret me mend pergjigja..
Ne kushtet e sotme, une po guxoj t’i bej disa propozim qeverise shqiptare, duke menduar se mund te kontribuohet sadopak per te frenuar renien e metejdhme ekonomike.
1. Aksioni anti-informalitet te shnderrohet ne objekt te dialogut qeveri-biznes, dmth te hiqet dore nga represioni dhe arbitrariteti qe nxit tkurrjen e veprimtarise ekonomike dhe prodhon proletare, sidomos nga radhet e biznesit te vogel. Dmth tehu i masave shternguese te adresohet ndaj biznesit te madh, edhe ketu duke amenduar kuadrin ligjor me synim shtrirjen 1-3 vjet te detyrimeve te prapambetura fiskale.
2. Te shkrihen ne nje te vetme tatimet-taksat dhe doganat, duke e konsideruar integrimin e databazave si nje nder mjetet me te rendesishme per reduktimin e informalitetit dhe permiresimin e administrimit fiskal te vendit.
3. Te percaktohet menjehere minimumi jetik sebashku me te edhe rrethi/grupi i njerezve qe do te konsiderohen “te varfer”, te cileve shoqeria duhet t’ju siguroje nje minimum mjetesh financiare per te jetuar.
4. Te rishikohet ne rritje gjithe piramida e pagave ne sektorin publik me synim nxitjen e konsumi dhe shtimin e references per efekt te sigurimeve shoqerore. Ketij procesi, per efekt taksimi te te ardhurave personale t’i nenshtrohet edhe stafi drejtues e menaxherial i sistemit bankar te vendit.
5. Te hiqen pershkallezimet ne sistemin e taksimit mbi punen si dhe tatim-fitimin si dhe te rritet kufiri per xhiron e biznesit te vogel.
6. Te shihet mundesia qe te rritet kufiri i TVSH ne 22% si dhe te futet skema e reibursimit per konsumatorin fundor. Deklarimi i te ardhurave personale te behet i detyrueshem per te gjithe popullsine pavaresisht nivelit te te ardhurave, por te parashikohet cdo vit kufiri i kompensimit.
7. Te rishikohet buxheti me synim shtyrjen ne kohe te projekteve qe nuk kane lidhje me zgjerimin e punesimit, rritjen e eksporteve dhe futjen ne qarkullimin ekonomik te pasurive kombetare.
8. Te rishikohet gjithe skema e stimulimit te investimeve te huaja per te pershtate pervojat me te mira te BE-se, si dhe me vendet e rajonit.
9. Te rishikohen kontratatat koncesionare ne proces per te rritur transparencen, per te zvogeluar influencat oligarkike, si dhe per te parandaluar implikimet kriminale si ne rastin e privatizim/shtetezimit te CEZ, skanimit te konteinereve (Rapiskan), si dhe nje numri kontratatash te tjera te kontestuara ne publik (check-up, parking ne Vlore, mbetjet aurbane ne Elbasan dhe disa te tjera te ngjashme 1 € qe jane ne proces).
10. Kuvendi te therrese ne Raport qeverine cdo tre muaj per te raportuar mbi performancen e ekonomise, ecyrine borxhit publi dhe ecurine e thithjes se investimeve te huaja direkte.
Keto jane disa ceshtje “me dore te lire”, por kam frike te mendoj se kercenimi i nje krize si sjo e Greqise eshte evident dhe cfardo qendrimi prej ” dore te forte” ne ekonomi eshte kunderproduktiv dhe me pasoja afatgjate ne rimekembjen ekonomike te vendit.
Perndryshe, me thoni sa e doni rritjen e GDP-se dhe si me magji do ta keni ne… gazete, por mjerisht jo ne xhepat e qytetareve…