Pak minuta pas fillimit të intervistës gazetarja Ardita Simicia i është drejtuar me një pyetje që e ka gozhduar zotin Meta. Ja disa nga pyetjet të cilave zoti Meta iu përgjigj përgjysëm.
Gazetarja: A ndjeheni ndonjëherë nën presion e publikut ju klasa politike që jeton në luks dhe ekstravagancë, për pushimet, makinën, pasurinë etj.
Meta: Nuk jam këtu të flas për gjëra personale….
Gazetarja: Cdo ditë të gjithë thonë se klasa politike e Shqipërisë duhet të largohet.Njerëzit ikin në Gjermani. Vetëm në korrik u regjistruan mbi 7000 veta. Cdo ditë në shkruajnë në redaksi kundër jush
Meta: Nuk e ul bisedën në këtë nivel dhe vlerësohemi nga qytetarët që kanë votuar. Unë nuk kam makina personale.
Gazetarja: Ju jeni akuzuar për afera korruptive jo për herë të parë dhe më e fundit është afera DIA-CEZ.
Unë kam marr 260 mijë vota dhe nuk flas dot në emër të të gjithë shqiptarëve. Unë kam një dokument ku thuhet se nuk përmendet z. Meta dhe se ish-kryeministri i ka dalë emri dhe dihet cili është dhe nuk jam unë. Me sa duket ju duhet ta filloni edhe njëherë gazetarinë.
Gazetarja: Pse ka kaq shumë korrupsion Shqipëria?
Meta: Shqipëria e ka zgjidhur probelimin e korrupsionit , ju merr ju për prokurore të përgjithshme.
Gazetarja: Zoti Meta pse tërhiqni kaq shumë vëmëndje negative?
Meta: Unë jam i votuar. Kjo është e vendosur nga qytetarët shqiptarë dhe nga askush tjetër.
Gazetarja: Qytetarët shqiptarë po ikin përditë ju nuk e ndjeni përgjegjësinë?
Meta: Ne duhet të jemi më realistë dhe të mos flasim si populiste pasi ka edhe qytetarë evropianë që ikin në vende më të zhvilluara pra në Gjermani.