Nga Leonard Hoxholli
Politika e vjetër është duke perënduar. Ajo politike qe ne këto 25 vjet ka lënë Shqipërinë nen rrënoja.
Kane ngelur pak nga ata qe janë te afeksionuar pas liderëve, mbas strukturave piramidale. Kane ngelur ato pak struktura partish neper rrethe qe do ishin me te dobishme te ktheheshin ne kafene lagjesh.
Kërkohet shume te luftohet evazioni, por evazioni me i madh behet pikërisht neper këto struktura partiake.
Shkollat e partive po tentojnë ne çdo mënyrë te ndajnë këtë popull te lodhur ne fraksione per interesat e tyre meskine. Ti je i djathte, ti je i majte, ti i asaj tjetrës… por jemi te gjithë shqiptarë or te mjere… E teksa shihet pasuria e tepruar e te pakëve mjerimi i shumicës tentohet me makiazh te kamuflohet… shteti i katert – shteti i 4
Asnjë nga këto parti, te vjetra, tradicionale nuk ka zgjidhur ndonjëherë hallet e shqiptareve. Politikanet tanë jetojnë në parajsën rozë, larg jetës se përditshme dhe probleme të njerëzve…
Kundër partive tradicionale ne Shqipëri për momentin nuk ekziston akoma një force e fortë, ku te mblidhen qytetaret, inteligjenca e këtij vendi. Megjithatë ka shpresa, një nga mjetet e mundshëm për qarkullimin e ideve mbetet rrjeti.
Çdonjëri nga ne vlen je. Po ta mendoni mire…me apo pa qeveri nuk ndryshon shume…ose le te themi me mire, qeveritë e njëpasnjëshme qe janë vene dakord për te ndare pushtetin janë e keqja e këtij vendi. Para disa vitesh Belgjika ngeli për me shume se dy vjet pa një qeveri, dhe a e dini…nuk ndodhi asgjë e keqe përkundrazi funksiononte me mire se me pare.
Në Islandë Kushtetuta e re është rishkruar nga qytetaret dhe këto janë shenja te një bote te re qe po lind…. Natyrisht ka akoma shume pune, duhet akoma shume pune qe kjo klase politike qe na është kthyer si një virus i keq qe duhet shkulur me rrënjë…. Antivirusi ndaj kësaj te keqe janë qytetaret e këtij vendi…. E dini që me marifete na kane hequr te drejtën për te ligjëruar, por këtij populli i ka ngelur akoma kjo e drejte që sanksionohet në Kushtetutë. Mjaftojnë 20 mijë vota e mund te çohet për shqyrtim në Parlament një projektligj nga populli.
Kur është hera e fundit qe ka ndodhur një gjë e tillë?
Neni 81 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë :
1.”Të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet, si dhe 20 mijë zgjedhës”.
Në një qytet si Tirana 20 mijë firma mund të mblidhen maksimumi brenda një jave….. Është sa me shpejt i nevojshëm një ligj, për një parlament te pastër, qe vjen nga poshtë…. Po behet natyrisht një i tille dhe ne parlament (e nuk dihet nëse do te aprovohet apo jo, se këta po e zvarrisin kaq shumë sa po na lodhin), po ky parlament nuk është legjitim për te bere një ligj të tillë…. Është si ti kërkosh hajdutit te beje një ligj kundër hajdutëve…
I bej thirrje shoqërisë civile dhe të gjithë atyre qe kanë mundësitë, vullnetin dhe forcën për te ndërmarrë një nisme të tillë: Le të bashkohemi… Fillojmë me gjëra te vogla për te arritur suksese te mëdha.
Sovraniteti i përket popullit. Koha e mbretërve ka kohe qe ka perënduar, e Bastilje te reja kane për te rene.
Lart zemrat miqtë e mi.